Connect with us

Shendetsi

Uzuni: Trajneri Silvinjo bën ndeshje sulmuese, ashtu do të jetë në Varshavë

Published

on

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë shumë të mirë me Granadën në La Liga 2, duke kryesuar listën e golashënuesve me 20 gola dhe 4 asist. Duke folur në konferencën për mediet, ndërsa është i grumbulluar me Kombëtaren në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjen me Poloninë në kuadër të eliminatoreve EURO 2024, sulmuesi theksoi se Silvinjo bën ndeshje sulmuese, ndaj dhe në Varshavë do të bëjnë lojë ofensive. Sa i përket së ardhmes, Uzuni zbuloi se ka oferta nga Premier League, La Liga apo edhe nga Italia.

“Jam shumë i lumtur që jam thërritur në Kombëtare. Pozicioni që më pëlqen më shumë në fushë është në qendër, pra qendërsulmues, aty mendoj se shënoj më shumë gola.

 

Jam i lumtur për ndryshimin, është një frymë e re dhe një mentalitet i ri. Lojtarëve të rinj u uroj mirëseardhjen dhe shpresoj të adaptohen sa më shpejt me ne e të japin maksimumin.

 

Këtu është një përgjegjësi më e madhe, por them se tani kam më shumë eksperiencë dhe besoj se koha do e tregojë më së miri,” tha mes tjerash Uzuni.