Maqedoni
Procesi gjyqësor për spitalin modular në Tetovë drejt fundit, dëshmuan ekspertët nga Fakulteti Elektro-Teknik – Alsat
Published
4 years agoon
By

Gazetare: Vjollca Aliti
Dy ekspertët nga Fakulteti elektro-teknik në Shkup, u morën si dëshmitarë në seancën e sotme gjyqësore për djegien e spitalit modular në Tetovë. Vllatko Stojkov tha se sipas analizës së bërë në dy modulare në qytete të tjera rezulton se instalimi është në përputhje me projektin.
“Instalimin e brendshëm elektrik të Spitalit modular në Tetovë nuk mundëm ta analizojmë për shkak të djegieve të mëdha, por atë analizë e bëmë në Spitalin modular të Gostivarit dhe të Kavadarit dhe mund të them se instalimi është në përputhje me projektin”, deklaroi Vllatko Stojkov, Ekspert.
Dy infermieret Daniella Simjanoska dhe Fluturije Islami të cilat dëshmuan sot, të cilat ditën kur kishte shpërthyer zjarri kishin qenë në turnin e parë thanë se në dhomën e mjekëve ka pasur aparat për shuarjen e zjarrit.
“Kam parë aparate kundër zjarrit të vendosura në dhomën ku qëndronte ekipi mjekësor. Mendoj se ishte vetëm 1 aparat kundër zjarrit ndërsa në derën e hyrjes kryesore të modularit kishte shkresë “ ndalohet hyrja e personave civil” mirëpo nuk kam parë çelës në derë apo rojtar”, tha Daniella Simjanoska, Infermiere.
“Kam parë aparat kundër zjarrit te dhoma ku qëndronin mjekët, megjithatë nuk e kujtoj shumë mirë, pasi kemi qenë shumë të angazhuar me punë. Tek dera ka pasur mbishkrim “ndalohet hyrja për personat civil”. Ne që kemi qenë në ndërrim e mbyllnim derën”, tha Fluturije Islami, Infermiere.
Seanca e radhës për zjarrin në Spitalin modular në Tetovë është caktuar për më 6 prill.
Vendimi gjyqësor për Spitalin modular në Tetovë pritet të merret pas dy seancave që vijojnë. Zjarri në Spitalin Modular të Tetovës i cili sipas ekspertizave vendase dhe të huaja erdhi si pasojë e kabllos vazhduese ku ishte lidhur defibrilatori, mori jetën e 14 personave, një pjesë e tyre pacientë të infektuar ndërsa një pjesë familjar të cilët kujdeseshin për të afërmit e tyre. /Alsat.mk
You may like

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5










