Maqedoni
Banorët e Butelit sërish ngenë zërin kundër ndërtimit të rrugës – Alsat
Published
4 years agoon
By

Gazetare: Melihate Rustemi
Banorët e lagjes Butel 1 dhe kreu i komunës, Darko Kostovski vazhdojnë të kundërshtojnë hapjen e një rruge të re në këtë lagje. Qyteti i Shkupit ka parashikuar që rruga e re të kalojë përmes oborreve të 16 shtëpive që këmbëngul se janë pronë shtetërore. Mirëpo, banorët kundërshtojnë duke theksuar se oborret tashmë janë të legalizuara dhe posedojnë edhe dëshmi. Kostovski kujtoi kryetaren e Qytetit se fushatën e saj e kishte nisur pikërisht nga kjo lagje me premtimin se rrugë dhe ndërtesa nuk do të ketë.
“Danella Arsovska filloi fushatën e saj pikërisht nga ky vend i komunës së Butelit, këtë e dëshmojnë dy banorët që janë këtu të cilëve ajo u personalisht u premtoi se këtu nuk do të ketë asnjë rrugë, nuk do të ndryshohet traseja dhe nuk do të ndërtoj rrugë. Zgjidhja e pranueshme për qytetarët është që traseja të dislokohet, është një proces që ne duhet ta bëjmë së bashku me qytetin por e shoh se nuk ka një mbështetje të tillë nga ana e Danella Arsovskës”, deklaroi Darko Kostovski, kryetar i Komunës së Butelit.
Banorët përsëritën se nuk do të lejojnë që oborret e tyre të shkatërrohen ndërsa pranë dritareve të kaloj rruga dhe të ngriten ndërtesa të larta.
“Ajo që mua më shqetëson është këtu mos të hapet rrugë dhe të ndërtohen banesa. Ka mjaftueshëm vend, le të bëhet më tutje. Ajo më përqafoi fort dhe më tha se as rrugë e as ndërtesa nuk do të bëhen, vetëm ne të fitojmë”.
Sipas Qytetit të Shkupit, traseja e rrugës “Boca Ivanova” në lagjen Butel 1 është paraparë me Planin e Përgjithshëm Urbanistik dhe e gjithë gjatësia e saj shtrihet në tokë shtetërore. Në këtë pjesë ligji është i qartë dhe vendimtar dhe nuk ka vend për manipulime politike me të. Për këtë problematikë, banorët e kësaj lagje tashmë disa herë përmes protestave kanë shprehur revoltën e tyre. Ditë më parë kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska tha se nuk heqë dorë nga ndërtimi i bulevardit “Boca Ivanova”. Ky projekt, siç tha ajo, është paralajmëruar gati 20 vite dhe se është në programin e saj të punës. Një pjesë e rrugës vërehet se kalon nëpër oborret e disa prej shtëpive që ndodhen pranë. Por Arsovska tha se bëhet fjalë për pjesë që kanë qenë pronë shtetërore, të cilat qytetarët i kanë uzurpuar. /Alsat.mk
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










