Maqedoni
Inxhinierët britanikë do t’i ndihmojnë Turqisë në vlerësimin e dëmit pas tërmeteve – Alsat
Published
4 years agoon
By

Inxhinierë strukturorë dhe civilë të Mbretërisë së Bashkuar, kanë udhëtuar në Turqi, për të ndihmuar në hetimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet e fuqishme të muajit të kaluar.
Ata janë duke mbledhur të dhëna gjeologjike dhe janë duke kryer vlerësime të detajuara, se pse janë rrëzuar ndërtesat.
Përgjatë punës me kolegët turq janë prezantuar disa shembuj të ndërtimeve të dobëta, përfshirë përzierjen e guralecëve me beton, çka ndikon në dobësim të forcës ndërtimore.
Por edhe fuqia e madhe e shkatërrimit e ka luajtur rolin e vet.
Lëvizjet e tokës kanë qenë aq të fuqishme në disa zona, saqë i kanë tejkaluar projektimet mbi të cilat janë dizajnuar ndërtesat.
Edhe Turqia është duke kryer hetimet e veta për tërmetin.
Grupi turk përbëhet nga ekspertë të industrisë, si dhe akademikë që kanë kryer hetime për tërmetet e mëdha në tri dekadat e fundit.
Dy ekipet do të kombinojnë gjetjet, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ndërtimit.
Tërmeti 7.8 shkallë i Rihterit e ka goditur jugun e Turqisë dhe një pjesë të Sirisë më 6 shkurt, dhe ndërkohë është raportuar për disa pasgoditje, po ashtu, të fuqishme.
Më shumë se 50.000 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri, si pasojë e këtyre tërmeteve.
You may like

Ylli i Beverly Hills ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare

Nichi i kërkon falje Anjezës pasi i përmendi të dashurin, veprimi që zemëroi atë

Bie alarmi i parë në shtëpinë e BBVK-së, zbulohet për çfarë bëhet fjalë

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni










