Maqedoni
A do të ketë dritë të tretë në semaforët e së ardhmes? – Alsat
Published
4 years agoon
By

Semaforët mund të vijnë me një dritë të katërt të bardhë që do të ndihmojnë në menaxhimin e trafikut. Inxhinierët e Universitetit Shtetëror të Karolinës së Veriut propozojnë qe te shtohet një ngjyrë të tretë në jeshile dhe të kuqe të semaforëve. Me ardhjen e automjeteve autonome ( AV) ende një utopi fantastiko-shkencore për disa shtete, por një realitet gjithnjë e më i përhapur në disa qytete amerikane si San Francisko studiuesit po propozojnë të prezantojnë një “dritë të bardhë” e cila do te lejoj AV-të të kontrollojnë fluksin e trafikut në kryqëzime. Detajet e idesë janë publikuar në IEEE Transactions on Intelligent Transportation Systems.
“Faza e bardhë”, ky është emri i konceptit të zhvilluar nga studiuesit, ku në një kryqëzim, automjetet autonome përdorin kompjuterët e tyre në bord për të komunikuar me njëri-tjetrin dhe me semaforët. Kur në kryqëzim mbërrijnë mjaft AV, drita e bardhë e semaforit ndizet, gjë që tregon se këto automjete do të lehtësojnë trafikun.
Në këtë pikë, mjetet e drejtuara nga njerëz të vërtetë thjesht ndjekin personin përballë, duke lëvizur nëse lëvizin, duke ndaluar nëse ndalojnë. “Duke parë në semafor, njerëzit do të dinë se çfarë të bëjnë nëse është e kuqe, ata do të ndalojnë, nëse është e gjelbër, ata do të vazhdojnë; nëse është e bardhë do të ndjekin se çfarë bën automjeti përballë”, shpjegon Ali Hajbabaie, një nga autorët.
Sidoqoftë, simulimet kompjuterike të kryera tani kanë dhënë rezultate të shkëlqyera, para së gjithash, faza e bardhë e bën qarkullimin më të qetë, gjë që redukton konsumin e karburantit duke shmangur frenimin e vazhdueshëm dhe rinisjen tipike të drejtimit në qytet. Sa më i madh të jetë numri i mjeteve autonome në rrugë, aq më efektive është faza e bardhë në uljen e trafikut dhe konsumit të karburantit kur 10% e automjeteve në rrugë janë autonome, vonesat reduktohen me 3%, nëse përqindja e AV rritet në 30%, vonesat zvogëlohen me më shumë se 10%.
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










