Maqedoni
Eurodeputeti Mandl: Ka ardhur koha për marrëveshje që i hap rrugë njohjes së Kosovës nga Serbia – Alsat
Published
4 years agoon
By

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka mirëpritur dakordimin për propozimin evropian në Bruksel.
Mandl tutje ka shtuar se është një hap pozitiv, por që sipas tij, ka ende ka shumë rrugë për t’u bërë.
Ai ka thënë se është momenti për pajtim mes Kosovës dhe Serbisë.
“Pas 15 vjetësh të pavarësisë së Kosovës, pas një viti të telasheve të Serbisë me lirinë dhe paqen që edhe u zbulua globalisht, ka ardhur koha për një marrëveshje që të hapet rruga drejt pajtimit, njohjes dhe një të ardhme në paqe dhe prosperitet. Ka ende shumë rrugë për të bërë”, ka thënë Mandl, deklaratën e të cilit e përcjell sajti i Partive Popullore Evropiane (EPP).
Marrëveshja nuk përfshin njohjen e Kosovës nga Serbia, por pranon dokumentet zyrtare të lëshuara nga Prishtina si targat dhe pasaportat, thuhet në njoftimin e Partive Popullore Evropiane (EPP).
Negociatat e ndërmjetësuara nga BE priten të vazhdojnë muajin e ardhshëm.
🇽🇰 After 15 years of #Kosovo independence
🇷🇸 After 1 year of #Serbia’s trouble with freedom and peace being globally revealedWe need an agreement between Belgrade and Pristina!
Read @lukasmandl‘s statement: https://t.co/9bt3UBcvNv pic.twitter.com/VJOd2Wiwrm
— EPP Group (@EPPGroup) February 28, 2023
You may like

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi










