Connect with us

Sport

Ministri Çeku përgëzon Bad News Eagles – Bota Sot

Published

on

Ministri Çeku përgëzon Bad News Eagles për arritjet në garat e lojërave elektronike!

Ekipi i lojërave elektronike CS:GO, Bad News Eagles, sot është pritur nga Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku.

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, thuhet se në takim u bisedua për gjendjen e përgjithshme të ekipit dhe emërimin e trajnerit të ri, agjendën e ndeshjeve për këtë vit dhe synimet e ekipit për të ardhmen.

Duke i vlerësuar për sukseset e jashtëzakonshme në garat e fundit, Ministri Çeku u premtoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e qeverisë edhe në vazhdimësi.

Alsat