Maqedoni
Sot bëhen 19 vjet nga themelimi i gjigandit teknologjik ‘Facebook’ – Alsat
Published
4 years agoon
By

Sot bëhen 19 vjet nga themelimi i gjigandit teknologjik ‘Facebook’.
Pra, më 4 shkurt të vitit 2004, Facebook, një rrjet lidhjesh shoqërore në internet, u themelua nga Mark Zuckerberg me 4 shokët e tij të dhomës, Eduardo Saverin, Andrew Mçollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes, ndërkohë që studionin në Universitetin e Harvardit.
Kështu që nga 4 shkurti i 2004-ës ndryshoi rrënjësisht edhe mënyra e komunikimit në botë.
Por çka do të thotë emri “Facebook”?
Emri “Facebook” vjen nga një togfjalësh për libër të dhënash udhëzuese lëndësh mësimore me të cilin pajisen studentët në disa universitete amerikane.
Themeluesit fillimisht e kishin kufizuar anëtarësimin në Facebook vetëm për studentët e Harvardit, por më vonë e zgjeruan për universitetet Boston, Princeton, Yale, Stanford.
Gradualisht, Facebook u hap për studentët në kolegje e universitete të tjera, pastaj për nxënësit e shkollave të mesme, dhe më në fund për të gjithë personat të moshës 13-vjeç e sipër kudo në botë.
Në vitin 2012, Facebook u vlerësua si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh.
Facebook ka njohur vetëm rritje si në të ardhura ashtu edhe në numrin e përdoruesve, ndërsa në vitet e fundit është përfshirë nga një skandal për shitjen e të dhënave personale të përdoruesve për çfarë themeluesi Mark Zuckerberg u detyrua t’i përgjigjet autoriteteve amerikane./KosovaPress/
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










