Maqedoni
Këshilltari i lartë i DASH viziton Maqedoninë, Kosovën dhe Serbinë – Alsat
Published
4 years agoon
By

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, nga 11deri më 13 janar do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Serbinë, njofton DASH-i.
Gjatë qëndrimit në Shkup Chollet do të takohet me liderët qeveritarë për të diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë energjinë, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit.
Pas Shkupit Chollet do të qëndroj në Prishtinë ku do të takojë zyrtarët qeveritarë, liderët e tjerë politikë dhe shoqërinë civile, për t’i diskutuar përpjekjet e SHBA-së për ta ndihmuar avancimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik, “përfshirë këtu arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që në qendër do ta kishte njohjen reciproke”.
Pas Prishtinës, Chollet viziton Beogradin. Atje, më 12 janar, ku përveç sigurisë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe përparimin e Serbisë drejt synimit për anëtarësim në BE, temë diskutimi do të jetë edhe dialogu Kosovë-Serbi.
“Ai do të diskutojë për rolin e Serbisë në forcim të paqes rajonale dhe sigurisë dhe angazhimin e vazhdueshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për t’i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në njoftim.
Vizita e tij në këto tri shtete, nga 11 deri më 13 janar, sipas DASH-it synon që të “nënvizojë përkushtimin e vazhdueshëm të SHBA-së ndaj paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor”.
Ndërsa nga data 8 deri më 10 janar, Chollet do të udhëtojë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Më 12 dhjetor, Chollet anuloi vizitën në disa shtete të Ballkanit dhe në Bruksel, pasi doli pozitiv me sëmundjen COVID-19./Rel
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










