Maqedoni
Arrestohet në Morinë shtetasi i Turqisë i dënuar me 25 vite burg – Alsat
Published
4 years agoon
By

Një 36-vjeçar turk është vënë në prangat e policisë në pikën e kalimit kufitar Morinë.
Ai është i dënuar me 25 vjet burgim, për trafikim droge, vjedhje me armë dhe krime kundër personit.
Pas verifikimeve, rezultonte se Kesim Sedal ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, pasi Gjykata Kriminale Hakkari, me vendimin e datës 09.06.2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, ndërsa me vendimin e datës 17.05.2016, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikim droge”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.
Ai pritet të ekstradohet drejt Turqisë.
“Bashkëpunimi mes Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe Policisë Kufitare Morinë, vë në pranga një shtetas turk, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I dënuar me 25 vjet burgim, për trafikim droge, vjedhje me armë dhe krime kundër personit, vihet në pranga me qëllim ekstradimi, drejt Turqisë, 36-vjeçari.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Morinë, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e dërguara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, të siguruara nga inteligjenca informative, kanë kaluar në vijën e dytë në hyrje të RSH, automjetin me të cilin udhëtonte shtetasi turk Kesim Sedal.
Pas verifikimeve të thelluara të kryera në bashkëpunim dhe me Interpol Tiranën, ka rezultuar se shtetasi turk Kesim Sedal, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, Turqi, pasi Gjykata Kriminale Hakkari, me vendimin e datës 09.06.2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, ndërsa me vendimin e datës 17.05.2016, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikim droge”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.
Në vijim të veprimeve shtetasi Kesim Sedal, 36 vjeç, u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Turqisë dhe nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Ankara, vijojnë veprimet procedurale për ekstradimin e tij”, sipas policisë.
You may like

Bie alarmi i parë në shtëpinë e BBVK-së, zbulohet për çfarë bëhet fjalë

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni

Tri herë në mbidozë, Fuego rrëfen varësinë nga droga

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën










