Connect with us

Sport

Kurtua: Tani është koha që të flasim për taktikën e lojës – Alsat

Published

on

LEXO EDHE:

Atmosfera në kampin e Real Madridit ka rënë në nivele katastrofike, pas debaklit në derbin e madh me Barcelonën (0-4). Ndonëse “mbretërit” kanë ende një avantazh komod në krye të tabelës, humbja e rëndë në përballjen me gjigantin katalanas ishte arsyeja e mjaftueshme për të vendosur “alarmin” në klubin me më shumë trofe në Evropë. Më i zëshmi në kritikat ishte portieri Tibo Kurtua, i cili në një prononcim për mediat spanjolle paralajmëroi se diçka duhet ndryshuar sa më shpejt në taktikat e trajnerit Ançeloti.

“Mendoj se ka ardhur koha të ulemi dhe të diskutojmë për taktikat. Do ta bëjmë brenda dhomave të zhveshjes, jo aq publikisht, por duhet të jemi të vetëdijshëm që asgjë nuk funksionoi sot, as në fillim të ndeshjes dhe as në pjesën e dytë.

Ne sinqerisht besuam se mund të ktheheshim në pushim, por pas vetëm dhjetë sekondash lojë në pjesën e dytë, Ferran Torres mbeti ‘një për një’ me mua, gjë që është e papranueshme,” tha Kurtua.

Ançelotti morri shumë kritika për vendosjen taktike me një “sulmues fallco” që Real Madridi pothuajse nuk e përdor dhe ky rol i takoi Luka Modriç, i cili jo vetëm u shkëput nga loja, por Reali humbi zgjuarsinë në mesfushë.

“Ne luajtëm në finalen e kupës me një sulmues falco dhe mezi patëm një goditje në portë. Tani na ndodhi sërish e njëjta gjë. Nuk e nisëm keq, Valverde pati një shans, por Ter Stegen u mbrojt dhe pas kësaj ne ramë plotësisht. Nuk gjetëm një lojtar të lirë që t’ia kalonim topin, mund të kishim humbur dhe akoma më bindshëm, mënyra se si luajtëm në pjesën e dytë nuk ia vlen të veshim fanellën e këtij klubi”, kritikoi portieri belg.

Alsat