Showbiz
Beatrix Ramosaj merr vëmendje me dukjen atraktive në pozën nga makina
Published
5 years agoon
By
admin
Pas daljes nga Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj një pjesë të mirë të kohës po e kalon jashtë Shqipërisë.
Pas Greqisë, këngëtarja e njohur ka udhëtuar drejt Paris dhe nga atje nuk kanë munguar imazhe atraktive që ndau me fansat e saj në Instagram.
Një foto ku shihet në formë të mirë dhe e veshur me shumë shije, Beatrix postoi edhe sot (e hënë), e ku dukej në formë të mrekullueshme.
Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram
E veshur me një bluzë të gjelbër të kombinuar me pantallona të shkurtër me të njëjtën ngjyrë dhe atlete po ashtu të gjelbër, këngëtarja përshtati dukjen me syze të bardha dielli dhe një pallto me pupla të zezë.
“Moment i gjelbër”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e fotografisë e që vëmendjen morën këmbët e saj joshëse, ndërsa pranoi edhe mijëra pëlqime dhe komente nga ana e fansave.
Theksojmë që gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, Beatrix krijojë një lidhje dashurie me aktorin Donald Veshaj.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram
Por, romanca e tyre nuk zgjati shumë dhe përfundojë menjëherë pas finales së spektaklit të njohur, të dy nuk u panë më së bashku dhe hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami.
Ndryshe, Beatrix pas eliminimit nga BB VIP lansoi këngën “Faj”, që ishte një dedikimi pikërisht për Donaldin dhe marrëdhënien e tyre. /Telegrafi/
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










