Connect with us

Sport

Sanksionet ndaj Rusisë, ndalin rekonstruimin e stadiumit “Bernabeu” – Alsat

Published

on

Rindërtimi i plotë i stadiumit të Real Madridit “Santiago Bernabeu” është gati për t’u ndaluar dhe do të ketë një vonesë serioze, pasi bota u përgjigj me sanksione të ashpra ndaj Rusisë për agresionin e saj ushtarak kundër Ukrainës, që filloi një javë më parë.

Sipas informacioneve nga Spanja, rinovimi i plotë i stadiumit të Madridit është vënë në dyshim, sepse të gjitha portet janë të mbyllura për anijet ruse, dhe shumica e konstruksionit prej hekuri, çeliku dhe llamarina që nevojiten për fasadën e stadiumit vijnë nga Rusia.

Real Madridi, me një investim prej gati një miliard eurosh, filloi rikonstruksionin e stadiumit vitin e kaluar dhe tashmë ka përfunduar fazën e parë për fushën, tribunat dhe montimin e strukturës së çatisë, pasuar nga faza e dytë për pjesën e jashtme dhe rregullimi i brendshme të sipërfaqeve nën tribunat.

Alsat