Showbiz
Kim Kardashian me paraqitje të çuditshme në Javën e Modës në Milano, shfaqet e tëra e mbuluar me të zeza
Published
5 years agoon
By
admin
Kim Kardashian dhe Julia Fox rrezikuan të takoheshin me njëra-tjetrën në Javën e Modës në Milano.
Për t’i bërë gjërat më të tensionuara, të dyja zonjat duket se janë frymëzuar nga stili i përbashkët i ish-burrit të tyre, pasi të dyja kishin vënë mbulesa të çuditshme në fytyrat e tyre – njëlloj siç Kanye West ka preferuar të bëjë kohët e fundit.
Kim, 41 vjeçe, paraqiti kërkesë për divorc nga Kanye në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa Julia, 32 vjeçe, shijoi një romancë gjashtëjavore me reperin, përpara se të ndahej në fillim të këtij muaji, shkruan DailyMail.
Kim Kardashian u fotografua nga paparacët të shtunën e veshur me një xhaketë të zezë me kapuç dhe një palë syze dielli, teksa kishte mbuluar tërë fytyrën e saj me kapele duke mos dashur të zbulohet në publik.
Ajo kishte veshur një palë geta të zeza të ngushta që nxirrnin në pah format e saj të bujshme të trupit.

Ish-burri i saj, reperi Kanye West është një adhurues i veshjes së mbulesave të fytyrës – pasi ngjyra e zezë ka qenë njëherësh edhe koncepti i realizimit të albumit të tij më të fundit, “Donda”.
Kim gjatë pjesëmarrjes në Javën e Modës në Milano ka takuar edhe artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila dikur ka qenë ish-kunata e saj.

Rita në vitin 2012 pati një lidhje jetëshkurtër me vëllain e motrave Kardashian, Robin. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










