Showbiz
Ramë Lahaj: Si një fëmijë që ka përjetuar luftën, ndjej keqardhje për Ukrainën dhe qytetarët e saj
Published
5 years agoon
By
admin
Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka bërë një reagim në lidhje me sulmin rus në Ukrainë.
Në një shkrim të shpërndarë në Facebook, ai thotë se në bazë të profesionit që ka ishte disa herë për të performuar në Moskë të Rusisë.
Artisti me prejardhje nga Istogu tutje thekson se ka shumë miq rus, me të cilët ka diskutuar gjatë këtyre ditëve e madje ka kuptuar keqardhjen që shprehnin ndaj situatës me Ukrainën.
Postimi i plotë i Ramë Lahajt (pa ndërhyrje):
“Si artist kam qenë disa herë në Moskë të Rusisë për të performuar në “Bolshoi teatër”, teatër ky me një kulturë shumë vjeçare. Ata janë artistë e njerëz të mëdhenj. Në boten e operës kam shumë miq rus të cilët janë njerëz e artist të mrekullueshëm. Njerëz paqësor dhe të emancipuar.
Këto ditë kam diskutuar me disa prej tyre, ku kam kuptuar keqardhjen që shprehnin ndaj situatës me Ukrainën. Përfundimisht Rusia nuk meriton një përfaqësues si Putini. E gjithë kjo psikopati për destabilizim i adresohet direkt atij.
Si një fëmijë që ka përjetuar luftën, ndjej keqardhje për Ukrainën dhe qytetaret e saj. Dhe uroj që gjendja të stabilizohet shumë shpejt.
Sikur nuk kaluam mjaftueshëm dy vjet trauma nga pandemia. Veç edhe lufta na mungonte.
Poshtë Putini dhe psikopatët që e mbështesin destabilizimin e çfarëdo provokimi për luftë”. /Telegrafi/
Pamje nga sulmi rus në Ukrainë
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










