Showbiz
Romeo realizon ‘çmendurinë’ e radhës për Donaldin
Published
5 years agoon
By
admin
Romeo Veshaj realizoi çmendurinë e radhës për binjakun e tij, Donaldin një ditë para finales së Big Brother VIP.
Dhjetëra motoristë me bluza të stampuara “Unë jam Donaldi” me në krye Romeon u nisën drejt qytetit të Vlorës për të pritur shpalljen e fituesit.
Romeo, mbështetësi më i madh i Donaldit gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother” ka publikuar një video në Instagram mbi motor, teksa shihet i rrethuar nga shokë dhe mbështetës të vëllait të tij.
“Donald, Vlora është me ty”, kjo është një nga pankartat që është vendosur ditët e fundit në qytetin bregdetar në mbështetje të aktorit.
Nuk është hera e parë që Romeo organizon një surprizë për vëllanë e tij, pas shumë parashutave, karafilave, pankartave apo dhe helikopterit së fundmi.
Nuk dihet ende se cili do të jetë finalisti, ndërsa në garë janë Beniada, Einxhel, Donald dhe Ilir.

You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










