Showbiz
Arjola Demiri: Donaldin e njoh prej katër muajsh e 31 ditë, i ka përdorur të gjithë për strategji në Big Brother VIP
Published
5 years agoon
By
admin
Mbrëmjen e së martës është mbajtur Big Brother Fan Club, ku është diskutuar mbi katër finalistët e Big Brother VIP.
Aktorja Arjola Demiri e cila ka qenë e eliminuara e gjysmëfinales, ka qenë e ftuar në studio për të diskutuar mbi eksperiencën e saj brenda shtëpisë si dhe banorëve finalistë.
Ajo bëri disa deklarata të forta lidhur me aktorin Donald Veshaj, gjatë një debati të fortë me kantautorin Elgit Doda, i cili gjithashtu ishte i ftuar në cilësinë e mikut të ngushtë të aktorit.
Foto: Top Channel
“Unë po flas për këto katër muaj e 32 ditë, Donaldi ka pasur super strategji dhe miqtë i ka përdorur që të gjithë për suksesin dhe famën e vet sepse është i etur për sukses”, tha Demiri.
Insistuar nga moderatorja Dojan Mema, aktorja tropojanë përmendi rastet konkrete kur sipas saj aktori ka përdorur strategji.
“Ka disa raste që Donaldi ka dalë nga strategjia e vet, ka mbrojtur Semin me fanatizmin, me heroizmin, unë ia kam shkruar shumë herë dhe i kam thënë: ‘Ti në këtë spektakël ke dashur të bëhesh hero’, ka përdorur çdo lloj guri, çdo lloj gjëje, duke ia nisur që me Borën, që me Trixën, që me Sarën, me Semin, me Antonelën me të gjitha, edhe me Egzonën – ka bërë heorin e të gjithave për të dalë në syrin e publikut”, ka thënë Arjola.
Përndryshe, kjo e premte do të përcaktojë fituesin e Big Brother VIP, që do të jetë njëri prej katër finalistëve: Donaldi, Ilir, Beniada dhe Einxhel. /Telegrafi/
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










