Connect with us

Sport

Dortmundi rikthehet në garën për titullin në Bundesligë – Alsat

Published

on

Skuadra e Borusia Dortmundit ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Union Berlin, në kuadër të xhiros së 22-të në Bundesliga. “Verdhëzinjtë” kanë fituar me rezultat komod 0-3.  Ishte kapiteni Marco Rojs që realizoi një gol të bukur për të vendosur Dortmundin në epërsi pas një asistimi të Dahoud (18′). Vetëm shtatë minuta më vonë, gjermani realizoi sërish, ku këtë herë u asistua nga Malen.

Ndërkohë, Guerreiro u përkujdes për të vulosur fitoren (71′). Vendasit gjetën golin përmes Mohëald, por pas rishikimit të VAR-it, goli u anulua për një faull në sulm (75′).

Dortmund tani renditët në pozitën e dytë me 46 pikë, gjashtë më pak se lideri Bajern Munihu, ndërsa Union Berlin zë pozitën e gjashtë me 34 pikë.

Alsat