
Maqedoni
Ministria e Arsimit e ka cilësuar si të pajustifikueshëm bojkotin e maturantëve – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e vlerëson të pajustifikuar vendimin siç e quan një grupi të maturantëve për t’ju rikthyer bojkotit nga e hëna. Më tej, në reagimin e ministrisë thuhet se bojkoti është i papranueshëm, duke shtuar se matura shtetërore do të realizohet sipas një metodologjie të shkurtuar dhe të ndryshuar. Me këtë, siç thonë nga dikasteri i Arsimit, janë pajtuar maturantët, organizatat e shkollarëve të mesëm, mësuesit dhe prindërit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria janë të detyruar dhe do të realizojnë maturën shtetërore për mbi 14,000 nxënës, që tashmë e kanë paraqitur të njëjtën për të vazhduar studimet dhe për t’u regjistruar në fakultet. Është e papërgjegjshme tua mohosh të drejtën atyre, që kanë vendosur të vazhdojnë në fakultet. Nxënësit që nuk planifikojnë të vazhdojnë në fakultet kanë të drejtë të marrin vetëm provimin e maturës shkollore dhe provimin profesional.”
Nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, përveç vazhdimit të bojkotit, paralajmëruan se nga e hëna do të denoncojnë çdo lloj presioni që iu bëhet maturantëve.
“Çdo kërcënim dhe çdo presion që do të kemi që do të jetë e dokumentuar ne do ua dërgojmë të gjitha mediave që të bëhet e ditur kush janë kërcënuesit dhe kush janë ata që bëjnë presion drejt nxënësve. Ata që do të guxojnë nga e hëna të kërcënojnë, secili drejtor duhet të dij që emir I tij do të dërgohet te të gjitha mediumet dhe të gjitha televizionet në vend- pohoi Blendi Hodai, kryetar I UNSHM-së.
Zv/ drejtori i shkollës së Ndërtimtarisë mohon pengimin e maturantëve në realizimin e bojkotit.
“Ne si shkollë nuk I përkrahim por edhe nuk I ndalojmë të bojkotojnë. Është e drejtë e tyre absolute dhe elementare. Por, të mos harrojmë se çdo ditë e humbur është në dëm të tyre. Kujdestarët e klasave janë në kontakt me prindërit, pjesa më e madhe e prindërve janë për të filluar me mësim. Nuk ka pasur asnjë lloj kërcënimi dhe nuk do të ketë edhe në të ardhmen- deklaroi Tesnim Etemi, zv drejtor i shkollës së mesme ”Zdravko Cvetkovski”.
UNSHM-ja, bëri të ditur se maturantët do t’i rikthehen bojkotit të mësimit nga distanca, për shkak se kërkesat e tyre nuk po përfillen fare nga Ministria e Arsimit.
Melihate Rustemi
You may like

“Dy lidhje me kry si ki, je njeri shumë i keq”, Arlinda shpërthen ndaj Nichit

Fero dhe Robert Berisha në BBVA 6? Emrat e famshëm për të cilën po flitet se mund t’i bashkohen formatit

Si ndikon lënia e alkoolit në shëndetin tuaj, gjumë më i mirë dhe hidratim më i mirë

Shkurta për Anjezën: Ka me qenë domestos, ka me i pastru plot banorë

Aktorja e “Friends” iu bashkua faqes me përmbajtje për të rritur në moshën 76-vjeçare

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura










