Maqedoni
Karakaçanov: Maqedonia, pjesë tragjike e historisë bullgare – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Ministri i Mbrojtjes në Bullgari, Krasimir Karakaqanov ka vazhduar me deklaratat e tij për Maqedoninë e Veriut. Ai në Intervistën e tij të fundit për televizionin kombëtarë bullgar thotë marrëveshjet nënshkruhen për t`u respektuar, ndërsa sipas tij, Shkupi zyrtar ka menduar që pas nënshkrimit të marrëveshjes nuk do të duhet të përmbushin obligimet, transmeton Alsat.
“Atje edhe sot, me gjithë peripecitë e kohës, megjithë terrorin që u ushtrua pas vitit të 44-të në Jugosllavinë e Titos, ka akoma shumë njerëz që e quajnë veten bullgarë. Ne kemi detyrë morale dhe historike ndaj këtyre njerëzve”, tha Karakaçanov për BNT.
Karakaçanov tha se politikanët e Maqedonisë së Veriut, dëshirën për kompromis e marrin si dobësi.
“Ne nuk duam që ata të heqin dorë nga identiteti i tyre. Ne duam diçka shumë të thjeshtë: të bëhen aq të mirë dhe të thonë se identiteti i tyre u krijua kur u krijuan kushtet”, tha Karakaçanov.
Ai thotë se Bullgaria nuk e ka mbyllur derën e bashkëpunimit, por që sipas tij, Shkupi duhet të korrigjojë politikën. Karakaçanov thekson se zgjidhja e çështjeve të hapura me Maqedoninë ka rëndësi strategjike.
“Siç thoshte presidenti Petar Stojanov, kjo është pjesa më romantike, por unë do të shtoja edhe pjesa më tragjike e historisë sonë. Nuk mund të pajtohemi me atë që po ndodh në Republikën e Maqedonisë dhe zgjedhjet nuk kanë të bëjnë me këtë”, tha Karakaçanov për BNT.
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










