
Maqedoni
VMRO: Emërimet për në NATO, skandal diplomatik – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Opozita maqedonase kërkon përgjegjësi nga Presidenti, Pendarovski dhe Ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska për kandidatët që ia propozuan NATO-s e të cilët nuk e kaluan vetingun. VMRO DPMNE-ja e akuzon pushtetin se ka bërë skandal të madh diplomatik, me të cilën ka diskredituar vendin dhe ka prishur besimin e ndërtuar ndër vite mes vendit dhe aleancës, transmeton Alsat.
– Advertisment –
Një ditë më parë Presidenti, Stevo Pendarovski konfirmoi se deri tani, 2 nga nga 150 emrat e propozuar nga Maqedonia e Veriut janë refuzuar nga NATO, njëri prej të cilëve Përfaqësuesi i Lartë ushtarak, Zoran Sekullovski. Sekullovski nuk u pajis me certifikatë sigurie si pasojë e vetingut, që bëhet rreth korrupsionit ose lidhjeve me armiq të NATO-s.
“Znj.Shekerinska procesi i verifikimit të kandidatit përpara dërgimit është normal dhe i nevojshëm, por është e papërgjegjshme ta nxirrni emrin e tij në opinion para se t’i kalojë të gjitha fazat. Është e papërgjegjshme ta merrni atë person në takim me Ministrin e Mbrojtjes së SHBA-ve dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, kështu i bëni dëm personit, institucionit ku e dërgoni dhe shtetit. E dyta, edhe më joserioze është që pa e verifikuar, ta dërgoni personin për punë në Bruksel dhe pa një viti e njëjti t’iu kthehet shkaku i pengesave të sigurisë. Së treti, më shqetësuese dhe skajshmërisht e papërgjegjshme është që pikërisht kandidati për Përfaqësues të Lartë Ushtarak ishte kryetar i Komisionit për zgjedhjen e personave për dërgim jashtë shtetit, përfshirë dhe për misionin e Maqedonisë në NATO, respektivisht ka vendosur për dërgimin edhe të personit të dytë, të cilën na e ktheu NATO” theksoi mes tjerash Dragan Kovaçki nga VMRO DPMNE-ja.
You may like

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Ylli i Beverly Hills ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare

Nichi i kërkon falje Anjezës pasi i përmendi të dashurin, veprimi që zemëroi atë

Bie alarmi i parë në shtëpinë e BBVK-së, zbulohet për çfarë bëhet fjalë










