
Maqedoni
Pr/Ligji për shtetësi, opozita shqiptare: BDI e LSDM bashkë kundër ligjit – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Opozita shqiptare vlerëson se BDI-ja dhe LSDM-ja janë në një vijë kundër propozim-Ligjit për shtetësi. ASH-AAA kërkojnë që dy partnerët qeveritarë qëndrimet e tyre t’i thonë gjatë shqyrtimit të ligjit në Kuvend dhe jo të formojnë grupe pune.
Është fatkeqësi në vete dhe është e papranueshme dhe e pa tolerueshme që një zëvendëskryeministër të deklaron që opozita nuk guxon të propozon ligj nëse nuk e ka shumicën. Sipas gjitha parametrave demokratike duhet të shihet cilësia dhe përmbajtja e ligjit dhe jo kush e propozon. Në këtë mënyrë ata dëshmojnë se janë në një vijë dhe në dëm të qytetarëve – deklaroi Skender Rexhepi, deputet i AA-së.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski mbetet në qëndrimin se opozita nuk e din se çfarë kërkon përmes kësaj zgjidhjeje ligjore.
E para nuk e dinë çfarë duan të arrijnë me zgjidhjen ligjore. Qëllimi jonë nuk është të bëjmë zgjidhje ligjore e cila krijon probleme të tjera, por te kemi ligj i cili na i zgjidh problemet aktuale. Përfitimi i shtetësisë me tre dëshmitarë na kthen në kohëra të vjetra. Nuk është mekanizëm përmes të cilit mund të fitohet shtetësia – tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Zëvendëskryeministri për sistem politik, Artan Grubi paralajmëron formimin e një grupi pune mes Drejtësisë, Policisë dhe Drejtorisë për Librat Amë ku qytetarët pa shtetësi do të paraqiten për të zgjidhur problemet e tyre. Grubi shtoi se opozita ka propozuar ligj pa pasur votat e nevojshme. Megjithatë ai thotë se BDI-ja mbështet propozimin e opozitës.
Përkundër që vlerësoj se nuk i ka kapacitetet për të ndërtuar politika dhe për t’i zbatuar ato, sepse shihet se nuk arriti t’i siguron më shumë se 20 vota në Kuvend për të kaluar një ligj i tillë. Ndoshta është dashur që para se të dalin me nevojat e tyre mediatike për një ligj të tillë është dashur të punojnë në harmonizimin e ligjit me partitë e tjera që të sigurohen se do të kalon një politikë e tyre – u shpreh Artan Grubi, Zëvendëskryeministër.
Edhe përskaj mendimit nga MPB, Kuvendi akoma nuk ka caktuar seancën në të cilën deputetët duhet prononcohen mbi nevojën e propozim-Ligjit për shtetësi. Në mendimin e MPB-së janë hedhur poshtë të gjitha dispozitat e propozuara. Qeveria paralajmëron ligj të ri.
Adrian Kerimi
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










