
Maqedoni
Institucionet heshtin për takimin e BDI-së pa respektuar asnjë normë antiCOVID – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Policia, prokuroria dhe inspektorati i punës po veprojnë pas festës së zyrtarëve të BDI-së. Deri më tani, asnjë institucion nuk ka zbardhur hollësi. Nuk ka informacion nëse anëtarët e BDI-së do të përgjigjen vetëm për mos mbajtjen e maskave- për çka dënimi është 20 euro, ose edhe për shkeljen e rekomandimeve shëndetësore, siç është ndalimi i tubimeve. Ditëlindja e 62-të e Ali Ahmetit dhe inaugurimi i ndërtesës së re barok prej 14 milion eurosh, është shkaku që udhëheqësia më e ngushtë e BDI-së të fotografohet në ndërtesë, pa maska dhe pa distancë. Tash dy ditë rastin e heton edhe Këshilli i Inspektimit, megjithëse fotoja u bë virale në rrjetet sociale.
Këshilli i Inspektimit
“Inspektorati shtetëror i punës tashmë po vepron në përputhje me kompetencat e saja pas informacionit të pranuar, përmes inspektimit të jashtëzakonshëm në ministrinë e përmendur, e cila është edhe punëdhënëse, në lidhje me respektimin e masave për mbrojtje kundër përhapjes së korona virusit”
Zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili ishte nikoqir i ditëlindjes së Ali Ahmetit dhe bashkëpartiakëve të tij, bëri thirrje shtetit t’i ndëshkojë për mos mbajtjen e maskave. Kanë gabuar që përjetësuan ditëlindjen dhe ambientet e reja me një foto ku nuk mbajnë maska.
Marrim përgjegjësi të plotë, ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi me pasojat dhe të respektojmë vendimet. U bëj thirrje institucioneve kompetente të shqiptojnë masat dhe ne do t’i respektojmë si çdo qytetar- tha Artan Grubi, deklaratë për 360 gradë.
Por pas apelit të zëvendëskryeministrit Grubi, që shteti t’i ndëshkojë, u prononcuan aktivistët. Profesoresha universitare, Mirjana Najçevska kërkoi të gjithë që janë në foto të shkarkohen nga pozitat publike.
Mendoj se është koha që Artan Grubi të japë dorëheqje nga pozita e ministrit. Ne nuk mund të kënaqemi vetëm me një dënim të pakuptimtë për mosmbajtjen e maskave. Pozita mbart të drejta dhe përgjegjësi. Të drejtat i pamë. Është koha t’i shohim edhe përgjegjësitë- pohoi Mirjana Najçevska, Profesoredhë Universitare
Pas ndërhyrjes së ngadaltë të institucioneve, aktivisti Marjan Nenov dorëzoi padi penale grupore kundër zyrtarëve të BDI-së. Padia është kundër Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani dhe 14 zyrtarëve të tjerë. Ai ka vendosur vetë të ngritë padi, pasi ministri i policisë Oliver Spasovski u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë tubime ku nuk respektohen protokollet.
Bojan Stojanovski
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










