Showbiz
Rita Ora bën daljen e parë televizive që pas skandalit të ditëlindjes ilegale
Published
6 years agoon
By
admin
Rita Ora u rikthye në ekran, duke bërë daljen e parë televizive për herë të parë që kur theu rregullat anti-vobid.
30-vjeçarija e cila hodhi poshtë rregullat e coronavirusit duke organizuar ilegalisht një festë ditëlindjeje në nëntor, u rikthye në panelin gjykues të spektaklit të talenteve “The Masked Singer”.
Sezoni i dytë i këtij spektakli filloi në Boxing Day me Jonathan Ross dhe Davina McCall, shkruan The Sun.
Covid detyroi aktorin amerikan Ken Jeong të qëndronte në Sh.B.A., kështu që zëvendësohet nga komediani Mo Gilligan.

Fansat e spektaklit “The Masked Singer” mbajnë maska nga audienca e studios, ndërsa gjyqtarët janë të ndarë me ekrane të mëdha prej xhami.
Ora u lajmërua edhe në Instagram për fansat e saj, duke publikuar disa fotografi atraktive nga dukja e saj glamuroze, me të cilën u paraqit në spektakël.
“Është rikthyer! Unë jam shumë e lumtur që sezoni i dytë i ‘The Masked Singer” fillon sonte! Le të shkojmë!”, ka shkruar shqiptarja në Instagram.

Muajin e kaluar The Sun zbuloi se Rita theu rregullat në nëntor, duke organizuar një aheng për 30 persona në një restorant në Londrën Perëndimore.
Ajo më vonë kërkoi falje dhe ofroi të paguante një gjobë prej 10,000 funtesh.

“The Masked Singer” është një shfaqje në Mbretërinë e Bashkuar ku personazhet e famshëm veshin kostume të çuditshme për të fshehur identitetin e tyre – dhe është detyra e panelit gjykues që ta gjejnë se kush fshihet prapa tyre.

Konkurrentët janë të detyruar ta mbajnë atë sekret – madje edhe nga familjet e tyre – derisa të shfaqet spektakli. /Telegrafi/

You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










