Connect with us

Sport

Messi: Nuk kam menduar se do të thyeja ndonjë rekord të Peles

Published

on

Superylli argjentinas Lionel Messi ka thënë se kur ka filluar të luante futboll asnjëherë nuk ka menduar se do të thyente ndonjë rekord, aq më pak një të legjendës Pele. Ai realizoi një gol në fitoren 3:0 të Barcelonës ndaj Real Valladolidit.

Messi të martën mbrëma shënoi golin e 644-të me fanellën e Barcelonës, duke thyer rekordin e Peles për gola të shënuara me një klub. Pele kishte shënuar 643 gola me Santosin nga viti 1957 deri në vitin 1974.

Messi e shënoi golin e parë me fanellën e Barcelonës në vitin 2005, ndërsa i ka fituar 10 tituj të La Ligas e 4 Liga të Kampionëve.

“Kur fillova të luajë, nuk kam menduar asnjëherë të thyej ndonjë rekord, aq më tepër atë që i takonte Peles. Dua t’i falënderojë të gjithë ata që më kanë ndihmuar këto vite, bashkëlojtarët, familjen, shoqërinë dhe ata që më kanë përkrahur çdo ditë”, ka shkruar Messi./Koha.net

Alsat