Showbiz
Ann Reinking vdes në moshën 71 vjeçare
Published
6 years agoon
By
admin
Ann Reinking, fituesja e çmimit ‘Tony’ për punën e saj në Broadway, ka vdekur në moshën 71 vjeçare.
Ajo ka ndërruar jetë të shtunën teksa po vizitonte familjen në Seattle, ka thënë menaxheri i saj, Lee Gross.
“Bota dhe familja jonë ka humbur një talente të mahnitshme dhe një shpirt të bukur. Ann është zemra e familjes tonë”, thuhet në një deklaratë të familjes dhënë për Variety.
Foto: Laurent Viteur/Getty Images
“Ajo ishte duke vizituar vëllanë në Washington dhe nuk u zgjua më. Do të na mungojë aq shumë sa nuk mund ta themi. Parajsa ka tani koreografen më të mirë. Annie, do të duam dhe do të na mungosh shumë”, thuhet më tej.
Ajo u nominua për çmimet ‘Tony’ për performancat në “Goodtime Charlie” dhe “Dancin” në 1975 dhe 1978.
Ann ka punuar më shumë në prapaskenë në Broadway dhe shërbeu si regjisore dhe koreografe.

Foto: Jack Mitchell/Getty Images
Në 1999 ajo po ashtu filloi një çmim tjetër ‘Tony’ për krijimin e muziëks në “Fosse”.
Sipas Variety, ajo ka lënë pas bashkëshortin Peter Talbert dhe djalin Chris. /Telegrafi/
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










