Showbiz
Ronela Hajati flet për tërheqjen nga muzika, deri në vitin 2021 nuk do të lansojë këngë të re
Published
6 years agoon
By
admin
Artistja shqiptare, Ronela Hajati, gjatë këtij viti ka qenë më pasive në muzikë ndonëse përmes rrjeteve sociale paralajmëroi disa projekte të reja.
Ajo së fundmi u ka sqaruar fansave se nuk do të lansojë ndonjë këngë të re deri në vitin 2021, për shkak të situatës së krijuar prej muajsh.
E pyetur nga fansat për të rejat, biondja tregoi se ka bërë një shkëputje nga muzika për pak kohë.
Foto: Instagram
“Këtë vit me 2n1 do e lëmë apo do kemi ndonjë surprizë tani për festa”, është pyetje e një ndjekësi.
“Nuk do të ketë asnjë këngë të re prej meje këtë vit. Kam bërë një pushim absolut nga ekrani siç e keni parë, për t’i dhënë një frymë të re gjithë materialeve që po realizoj. Dhe më shumë gjasa siç po e shoh do kemi edhe një album më në fund”.
Një tjetër pyeti, “Kështu siç po vepron po shkëputesh nga muzika. Mos prit të iki virusi, bëhu aktive”.
“Këtë vit në fund të shkurtit nxora dy projekte në një ditë dhe besoj kuptohet se sa me qejf e kisha marrë 2020. Çdo artist bën pauza dhe madje goxha të gjata kur duan të sjellin disa projekte. Jam në një stad që e kam luksin të bëj këtë gjë. Kam që në 2015 që nxjerr shumë shumë materiale në vit. Më nevojitej kjo”.

Foto: Instagram
Ndryshe, “Gënjeshtar je X Parë” mbetet projekti i fundit i lansuar nga Hajati në muajin shkurt. /Telegrafi/
You may like

Gruaja e Kim Jong-un është një nga gratë më misterioze në botë – çfarë dihet për të?

50 Cent tallet me P Diddyn për ditëlindjen e tij të 57-të, poston një fotografi të reperit me flokë e thinjura

Fotografi shqiptar Fadil Berisha nderohet në Vatikan me medaljen “Humanitas Magnifica”

Edhe gruaja e Ardian Bujupit reagon për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5: Jetë njerëzish janë shkatërruar

Ramë Lahaj këtë të diel në Vjenë, tenori kosovar vazhdon turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”

Bebe Rexha mahnit me dukjen glamuroze në Las Vegas, shfaqet me fustan elegant dhe plot shkëlqim










