Showbiz
Blero: Do të zhvendosem në Zvicër për të jetuar te Afrona
Published
6 years agoon
By
admin
Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.
Teksa ka rrëfyer mbi pesë datat më të rëndësishme në karrierën e tij, Blero ka cekur në një moment edhe planet e tij të së arshmes.
Ndër të tjerash, ai ka bërë të ditur se në vitin 2021 do të shpërngulet për të jetuar në Zvicër te bashkëshortja e tij, Afrona.
Foto: Blero/Instagram
Modelja Afrona Dika është lindur e rritur në Zvicër, teksa lidhjen me Bleron deri më tani e kanë ruajtur përmes distancës.
“Deri në fillim të këtij viti kemi pasur plane që me ardh Afrona në Kosovë, por sigurisht që kanë ndryshuar gjërat gjatë vitit 2020 si për neve si për shumë njerëz dhe mendoj që vitit 2021 do të më gjejë mua në Zvicër. Edhe neve kemi disa plane, ku do të realizojmë disa biznese të tonat në Zvicër”, ka thënë ndër të tjerash Blero.
Përkundër që mund të jetë larg, Blero duket se nuk do të rrijë edhe shumë larg Kosovës, pasi do të jetë prezent edhe në vendlindje për të realizuar projektet muzikore. /Telegrafi/
You may like

Fero dhe Robert Berisha në BBVA 6? Emrat e famshëm për të cilën po flitet se mund t’i bashkohen formatit

Shkurta për Anjezën: Ka me qenë domestos, ka me i pastru plot banorë

Aktorja e “Friends” iu bashkua faqes me përmbajtje për të rritur në moshën 76-vjeçare

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother










