
Kur shumica e futbollistëve të Realit rikthehen nga obligmet me kombëtaret, trajneri Zinedin Zidan ka marë një lajm të mirë. Braziliani Kasemiro do të jetë gati...

Zvicra njoftoi se 876 shtretër të terapisë intensive, të çertifikuar dhe të njohur nga Shoqëria zvicerane e Mjekësisë Intensive janë praktikisht të gjithë të zënë për...

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka arritur objektivin e këtij edicioni duke fituar me shifrat 3-2 ndaj Bjellorusisë dhe duke siguruar vendin e parë në grupin...

Maqedonia e Veriut sot ka regjistruar numrin me të lartë të të infektuarve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Nga 3 398 teste të kryera...

Çesk Fabregas prej dy vitesh është pjesë e Monakos në kampionatin francez dhe duket se ka mbetur paksa larg vëmendjes që kishte kur aktivizohej me Barcelonën...

Harvey Weinstein është ‘duke u monitoruar nga afër’ nga stafi mjekësor në burg, tha një zëdhënës për Fox News të martën. Producenti i filmave thuhet se...

Deputetët e PDK-së dhe të VV-së nuk votuan në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, ku po votohej për projektbuxhetin 2021 dhe kështu votimi i tij dështoi....

Sipas njoftimit të fundit nga Federata e Futbollit të Egjiptit, është mësuar se Mohamed Sallah ka rezultuar sërish pozitiv për “COVID-19” dhe sipas protokollit për pandeminë,...

Rastet e koronavirusit në SHBA tani e tejkalojnë shifrën 11.3 milion, sipas Universitetit Johns Hopkins. Një milion infeksione janë regjistruar vetëm javën e fundit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo, shtetet dhe qytetet po zbatojnë më shumë kufizime për të ndihmuar në luftën kundër një vale në rritje rastesh të reja. Shtetet dhe qytetet në të gjithë Amerikën po i urdhërojnë dhe u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi, pak përpara festës kombëtare të Ditës së Falënderimeve javën e ardhshme. Kryebashkiakja e Çikagos u ka kërkuar banorëve që të kufizojnë grumbullimet në jo më shumë se dhjetë vetë. Masa e re hyri në fuqi të hënën dhe do të zgjasë të paktën një muaj. Forrest Jones, banor i Çikagos dhe mjek në pension i mbështet masat. “Nuk mendoj se kemi ndonjë alternativë për fat të keq, për sa kohë që numri i infeksioneve dhe vdekjeve të reja po rritet, ashtu si edhe stresi ndaj aftësisë për t’u kujdesur për njerëzit që sëmuren nga COVID. Kjo është një urgjencë, dhe ne duhet të marrim masa emergjente. “ Kufizimet e reja në qytetin e Filadelfias do të fillojnë të premten dhe do të zgjasin deri në fund të vitit. “Do të ndalojmë grumbullimet në ambjentet e brendshme ose aktivitetet e çdo përmase në çdo vend, publik ose privat. Do të thotë jo festa në shtëpi, darka në grupe, grupe që mblidhen për të parë futboll, jo vizita midis familjeve, jo dasma dhe funerale në ambjente të mbyllura”, thotë Dr. Thomas Farley, Komisioneri i Shëndetësisë në Filadelfia. Guvernatori i Uashingtonit, Jay Inslee paralajmëroi se shteti i tij po përballet me rrezikun më të madh nga virusi deri tani. “Po përballemi me një valë të tretë që duket se do të jetë më e rrezikshme se ato që kemi parë deri tani. Rastet mesatare ditore në shtetin tonë janë dyfishuar vetëm në dy javët e fundit. Nuk mund të vazhdojë kështu.” Duke filluar nga e marta, palestrave dhe disa qendrave argëtuese në shtetin Uashington do t’u kërkohet të ndalojnë shërbimet e brendshme. Dhe që nga e mërkura, restorantet dhe baret do të shërbejnë vetëm në ambjentet e jashtme ose për ushqime të porositura. Po të mërkurën, Miçigani do të fillojë kufizime të reja për të paktën tre javë, përfshirë kalimin e klasave online për shkollat e mesme dhe universitetet, ndërprerjen e sporteve të organizuara dhe ndalimin e ngrënies në ambiente të mbyllura. “Jemi në momentin më të keq të kësaj pandemie deri më sot. Situata nuk ka qenë kurrë më e tmerrshme. Duhet të marrim masa.” Të hënën doli një lajm i mirë për një vaksinë të dytë premtuese për COVID. Kompania farmaceutike Moderna tha se rezultatet paraprake zbuluan se vaksina e saj ishte 94.5 përqind e efektshme....

Nëse vuani nga ankthi, me siguri keni menduar apo tashmë keni filluar terapinë te psikoterapeuti. Pos bisedës klasike dhe zbulimit të shkaktarit të problemit, ekzistojnë teknika...