
Ekonomisti, Remzi Smajli, ka deklaruar se sot është një ditë e gëzuar për bizneset dhe qytetarët e Kosovës pasi është miratuar ligji për rimëkëmbje ekonomike. Ai...

Në vitet e 90-ta, trajnerët dhe veprimtarët sportivë, iu përveshën punës si kurrë më parë, për t’i zhvilluar garat e Republikës së Kosovës dhe në anën...
Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Konferenca Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së të organizohet para fundit të presidencës gjermane të Bashkimit Evropian. Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer i tha Zërit të Amerikës se megjithëse mbetet ende punë për të bërë për reformat, Shqipëria e ka justifikuar atë që ai e quajti “hapin e ardhshëm logjik”. I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor tha gjithashtu se qasja e Shteteve të Bashkuara ndaj rajonit ka pasur vazhdimësi, pavarësisht nëse administrata ka qenë demokrate apo republikane dhe ai pret të njëjtën gjë me ardhjen e Presidentit të ri Joe Biden. Në intervistën me kolegen Keida Kostreci, zoti Palmer tha se Uashingtoni vazhdon të mbetet i angazhuar për normalizimin mes Prishtinës dhe Beogradit: – Advertisment – Zëri i Amerikës: Zoti Palmer duket se fillimi i negociatave mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, do të shtyhet përsëri. Cila mendoni se është arsyeja që BE-ja nuk është gati për fillimin e tyre? Matthew Palmer: Nuk dua të flas për Bashkimin Evropian. Do të flas për Shtetet e Bashkuara. Në emër të Shteteve të Bashkuara mund të përforcoj dhe rikonfirmoj mbështetjen tonë të fortë për perspektivën, rrugën dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne ishim shumë të kënaqur kur Këshilli Evropian ra dakord marsin e kaluar për të hapur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë. Tani duam të shohim hapin e ardhshëm logjik, përcaktimin dhe organizimin e Konferencës Ndërqeveritare, si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. Ne vazhdojmë të shpresojmë që Këshilli Evropian javën që vjen të bjerë dakord që të ndërmarrë këtë hap tjetër logjik. Zëri i Amerikës: Ka vende në Bashkimin Evropian që kanë dyshime serioze nëse Shqipëria është gati. Duke pasur parasysh situatën me Gjykatën Kushtetuese, nuk mendoni që ato janë të justifikuara të jenë më të tërhequra dhe jo të gatshme t’i hapin këto negociata? Matthew Palmer: Mendoj se Shqipëria ka bërë shumë. Nëse sheh çështjen e reformës zgjedhore, reformat për të cilat ishte rënë dakord, të kthyera në legjislacion në përputhje me rregullat e ODIHR-it, mjaft kohë përpara zgjedhjeve të prillit. Ishte një hap përpara dhe një fitore për demokracinë e Shqipërisë. A ka akoma për të bërë? Sigurisht. Pa dyshim në fushat e shtetit ligjor dhe reformës juridike,...

30 viktima dhe 1100 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit. Gjithsej janë bërë 2824 teste. Viktimat janë të moshës nga...

Klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha” nga Ferizaj, në konkurrencën e femrave, është ndër klubet më të organizuara në Kosovë dhe që po korrë suksese të lakmueshme....
Zero rezultat nga takimi i tensionuar dyditor i Komisionit të Përbashkët të Historianëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Përmes përplasjeve të vazhdueshme gjatë konferencës së...

VMRO DPMNE-ja protestoi edhe sot nën moton “Zaev të dorëhiqet, liri për popullin”. Para ministrisë së Drejtësisë shumë nga folësit thanë se do të përgjigjen para...

Këngëtari Trim Jetullahu ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re. “Për Shqipni” titullohet projekti i tij i ri muzikor, që është në zhanrin...

Sipas “ESPN”, mesfushori ofenziv i Liverpullit, Xherdan Shaqiri, mund të ndërrojë skuadrën afatin kalimtar të janarit. Skuadra angleze tani është gati që të rishqyrtojë të gjitha...

Dje u luajtën ndeshjet në kuadër të xhiros së pestë të Evropa League. Me vetëm një xhiro të mbetur, shumë skuadra shfrytzuan rastin të siguronin kalimin...