
Studiuesit nga Universiteti Johns Hopkins kanë bërë një hulumtim interesant mbi dobësitë në kriptim të përdorura nga telefonat me sisteme operative Android dhe iOS. Është edhe...

Jurgen Klopp e ka lavdëruar paraqitjen E Xherdan Shaqirit në ndeshjen ndaj West Ham. “Të Kuqtë” fituan me rezultat 1:3 ndaj londinezëve dhe protagonist në golin...

Barcelona i falet Antoine Griezmann në ndeshjen kundër Athletic Bilbao në shtëpi. Katalanasit triumfuan me rezultatin 2-1 dhe ai që e zhbllokoi ndeshjen ishte Leo Messi,...

Danimarka ka porositur vaksina kundër COVID-19 në sasi të mjaftueshme për 24,8 milionë njerëz, pavarësisht popullsisë së saj prej 5,8 milionë banorësh. Sipas shifrave në faqen...

Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që po viziton Kinën për të hetuar origjinën e pandemisë së re të koronavirusit, inspektoi sot disa vende...

Britania e Madhe mund të ndihmojë vendet e Bashkimit Europian në furnizimin me vaksinat antiCovid-19, por vetëm nëse kjo nuk ndërhyn në udhërrëfyesin e qeverisë për...

Ndërsa ka mbetur pak më shumë se një javë para fillimit të gjyqit të dytë në Senat për ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ekipi i tij ligjor duket të jetë në kaos. Dy avokatë me emër nga Karolina e Jugut, Butch Bowers dhe Deborah Barbier, pritej të ishin avokatët kryesorë të zotit Trump. Por media njoftonte të shtunën se të dyja palët kishin rënë dakord të mos punonin bashkë. Përveç kësaj, tre avokatë të tjerë që njoftohet se kanë punuar me ish-presidentin nuk janë më pjesë e ekipit ligjor të tij, sipas një informacioni të njoftuar fillimisht nga CNN. Sipas njoftimeve, zoti Trump dhe avokatët kishin mosmarrëveshje lidhur me strategjinë ligjore të përshtatshme për gjyqin e 9 shkurtit. Ish–presidenti po përballet me akuzën e “nxitjes së rebelimit” në lidhje me turmën që sulmoi Kapitolin më 6 janar. Ai ka afat deri të martën që t’u përgjigjet këtyre akuzave. Sipas burimeve të mediave, zoti Trump, do që avokatët të përqendrohen tek ideja e provuar si e pavërtetë se ai humbi zgjedhjet presidenciale ndaj Joe Biden-it, sepse ishte viktimë e mashtrimit të gjerë në zgjedhje, në vend që të përqëndrohet tek akuzat për nxitjen e rebelimit. Analistët thonë se gjasat janë që akuzat e Dhomës së Përfaqësuesve ndaj ish-presidentit të rrëzohen, pasi 45 senatorë republikanë votuan në një përpjekje për ta konsideruar gjykimin e ardhshëm si antikushtetues meqë ish-presidenti nuk është më në detyrë. Trump është presidenti i parë amerikan mbi të cilin janë ngritur dy here akuza për shkarkim. Ai u shpall i pafajshëm nga Senati një vit më parë lidhur me akuzat për abuzim pushteti dhe se kishte penguar drejtësinë.

Policia në Rusi ka përdorur forcë dhe ka ndaluar mbi 3,600 persona në mbarë vendin, pasi protestuesit, për të dytën javë me radhë, kërkuan lirimin nga...

Qindra persona protestuan më 31 janar në Budapest të Hungarisë, kundër masave izoluese, që autoritetet kanë vendosur me qëllim që ta frenojnë përhapjen e mëtejme të...

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se ai është i hapur për përdorimin në Gjermani të vaksinave kundër koronavirusit të prodhuara në Rusi ose Kinë....