Showbiz

Një vit nga vdekja e Shpat Kasapit

Published

on

Ka kaluar një vit që nga ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi.

Kujtimi për të vijon të jetë i gjallë te familjarët, miqtë, kolegët dhe mijëra adhurues të muzikës shqiptare.


Artisti u nda nga jeta më 26 nëntor 2025, në moshën 40-vjeçare, në Itali, pas një arresti kardiak.

Foto: Screenshot/Instagram

Lajmi për vdekjen e tij të papritur tronditi publikun dhe skenën muzikore shqiptare, ku Kasapi kishte lënë gjurmë për më shumë se dy dekada.

I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai e nisi rrugëtimin muzikor që në moshë të re, duke u bërë një nga emrat më të njohur të muzikës pop shqiptare.

Me zërin, energjinë dhe stilin e tij, i ndjeri fitoi dashurinë e publikut në të gjitha trevat shqiptare.

Foto: Screenshot/Instagram

“A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit” dhe “Aroma e saj” – janë vetëm disa nga këngët që u kthyen në hite dhe që vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.

Përtej karrierës artistike, Shpati la pas bashkëshorten Selvijen dhe djalin e tyre të quajtur, Roel.

– YouTube www.youtube.com

Një vit pas largimit të tij, muzika dhe kujtimet e artistit vazhdojnë të jetojnë, duke dëshmuar se disa zëra nuk harrohen, edhe kur nuk janë më mes nesh.

Në nder të jetës dhe veprës së tij artistike, familja ka organizuar një mbrëmje përkujtimore më 29 nëntor, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku pritet të mblidhen të afërm, miq dhe admirues të artistit. /Telegrafi/

Trending

Exit mobile version