Christina Applegate reagon rreth akuzave se e shpiku sklerozën multiple
Published
9 hours ago
on
By
Aktorja amerikane, Christina Applegate, u është përgjigjur kritikave në rrjetet sociale pasi zbuloi se diagnoza e saj për sklerozën multiple (MS) ishte e gabuar.
Ajo thekson se gjendja e saj shëndetësore nuk është përmirësuar dhe se ende nuk e di se nga çfarë vuajnë problemet e saj shëndetësore.
Applegate foli për këtë çështje në episodin e fundit të podcastit të saj “MeSsy”, të cilin e drejton së bashku me aktoren Jamie-Lynn Sigler, e cila jeton me sklerozë multiple që nga viti 2016.
Christina
Pas deklaratave të saj, disa persona në internet e kritikuan, duke lënë të kuptohet se asaj i vinte keq që nuk e kishte këtë sëmundje.
Aktorja sqaroi se nuk bëhej fjalë për vetë sëmundjen, por për ndjenjën e përkatësisë në një komunitet me të cilin kishte krijuar lidhje të forta.
Sipas saj, të dish se me çfarë po përballesh të jep njëfarë sigurie, teksa pasiguria për gjendjen shëndetësore është edhe më e vështirë.
“Kur mjekja më tha se nuk kam sklerozë multiple, asgjë nuk ndryshoi në mënyrë magjike”, u shpreh ajo.
Christina
Aktorja shtoi se nuk ndihet më mirë dhe se në disa aspekte gjendja e saj është përkeqësuar.
Aktualisht, po kryen kontrolle të ndryshme mjekësore për të përjashtuar sëmundje të tjera të mundshme.
Applegate mohoi gjithashtu se fama i mundëson të marrë trajtim të veçantë, duke treguar se kishte pritur një muaj për një termin te reumatologu dhe se një ekzaminim neurologjik e kishte të planifikuar vetëm në dhjetor. /Telegrafi/