Connect with us

Business

Zëvendësministri i Financave: Rritja e çmimit të naftës nuk do të ndikojë në standardin e qytetarëve

Published

on

Rritja e mundshme e çmimit të naftës nuk do të ndikojë në standardin e qytetarëve, siguron Zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski. Sipas tij, qeveria nuk ka marrë ndonjë vendim për çmimet e energjensëve. Për momentin, po bëhen analiza për futjen e taksave ekologjike, që janë të njohura në botë dhe nuk duhet të lidhen me çmimin e naftës, thotë Kovaçevski.


“Si Qeveri, ne kujdesemi që çmimi i energjensëve të jetë i përshtatshëm për standardin ekonomik të popullsisë, si dhe për performancën ekonomike të bizneseve, që nuk do të rrezikonte standardet e jetesës së qytetarëve, ose produktivitetin dhe efikasitetin e kompanive. Llogaritjet janë ende duke u bërë, nuk ka asnjë vendim përfundimtar për shumën absolute.”

VMRO DPMNE akuzon se me ribalancin Qeveria tashmë ka marrë një vendim për rritjen e çmimeve të naftës për katër denarë në mënyrë që të plotësojë vrimën e buxhetit.

VIZARD VMRO-DPMNE

“Zaev me rebalancin e buxhetit propozon futjen e një takse të re për dizel karburantet prej 4 denarë. Këto janë 4 denarë plus, që do ta rrisin përgjithmonë çmimin e naftës. Populli do të paguajë dizel më të shtrenjtë, sepse Zaevi e shtyu vendin në borxhe, dhe taksa e dizelit synon të mbulojë borxhet dhe vrimën e buxhetit të bërë nga Zaevi.”

Qeveria po analizon gjithashtu uljen e mundshme të TVSH-së së energjisë elektrike nga 18 në pesë përqind. Sipas Kovaçevskit, do të ketë një ulje të mundshme të TVSH-së, pasi Komisioni Rregullator Energjetik të vendosë nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Andrea Çobanova

 

Alsat