Connect with us

Maqedoni

Zaharieva: Maqedonia nuk e vlerësoi miqësinë tonë, na detyruan ta bllokimin kornizën e negociatave – Alsat

Published

on

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme në Bullgari, Ekaterina Zaharieva thotë se janë detyruar të bllokojnë miratimin e kornizës negociuese për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, sepse siç thekson ajo, pala maqedonase nuk e ka vlerësuar palën bullgare, transmeton portali “Faktor.bg“.

“Ne jemi shumë të përkushtuar në marrëdhëniet për fqinjësisë të mirë, si me njëri-tjetrin në BE ashtu edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor. Për fat të keq, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk i vlerësoi aktivitetet tona miqësore me qëllime të mira dhe shpërfilli paralajmërimet tona për mosrespektim të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, Miqësisë dhe Bashkëpunimit”, tha Zaharieva.

Zaharieva thotë se për shkak të këtij fakti, është bllokuar korniza negociuese, por që sipas saj ka shpresë për zgjidhje, transmeton Alsat.

“Sidoqoftë, kemi shpresë, mbetemi konstruktiv dhe të hapur për dialog që së bashku me kolegët tanë nga Shkupi do të gjejmë një mënyrë për të dalë nga kjo situatë”, tha ministrja bullgare.

Sipas saj, gjetja e një zgjidhjeje do të jetë më e lehtë pasi të qetësohen emocionet dhe të ndalet gjuha e urrejtjes ndaj Bullgarisë, që sipas saj muajve të fundit ka qenë në nivel shumë të lartë.

“2020 është një nga vitet më të vështira me të cilën është përballur njerëzimi dhe shpresoj të na ketë dhënë një mësim të rëndësishëm, atë që besimi, solidariteti dhe miqësia janë themeli mbi të cilin ne duhet të ndërtojmë marrëdhëniet tona. Ne jemi aq të ndërlidhur sa nuk mund t’i kapërcejmë sfidat e vështira pa bashkëpunim të ngushtë”, nënvizoi Zaharieva.

Kryediplomatja bullgare ritheksoi se vendi i saj është një nga mbështetësit më të fortë të integrimit evropian të Ballkanin Perëndimor, por që kjo mbështetje nuk ka qenë kurrë pa rezerva.
Sipas saj, vendet në rajon duhet të bëjnë përpjekje maksimale për t’iu afruar vlerave evropiane.