Connect with us

Maqedoni

Zaev: Rekomandimi i KSI-së për hapjen e kufijve do të shqyrtohet të martën në Qeveri

Published

on


Rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive për hapjen e kufijve me vendet e rajonit pa PCR test gjatë ditës së nesërme do të shqyrtohet në Qeveri. Këtë e konfirmoi sot vetë kryeministri Zoran Zaev, duke lënë hapësira të kuptohet se vendimi mund të jetë pozitiv, ngase sipas tij Maqedonia nuk dëshiron të jetë e izoluar, pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve.

“Të martën do ta sjellim edhe këtë vendim, bëhet fjalë për iniciativë rajonale, nuk është e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse rajoni është i vogël ndërsa numrat përafërsisht janë të njëjtë. Sigurisht që do të sjellim vendim në Qeveri, debati është kualitativ të gjithë kërkojnë që të kihet kujdes, do të ndihmoj edhe në aspektin ekonomik. Fakt është se të gjithë jemi të frikësuar nga numrat që po rritën në gjithë botën, në rajonin tonë, në të gjithë Evropën, ndërkohë që sigurisht që duam t’i respektojmë edhe njerëzit kompetent (profesionistët) siç është Komisioni për Sëmundje Infektive. Një iniciativë të këtillë, ku veç kemi Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën që janë të hapura, po presim përgjigje edhe nga Serbia dhe Bullgaria. Në shikim të parë Komisioni është pozitiv rreth këtyre çështjeve, do t’i jep edhe argumentet e saja para Qeverisë përmes ministrit Venko Filipçe, të martën në seancën e rregullt të Qeverisë, ku qeveria gjithsesi do të sjell vendim. Ne nuk dëshirojmë që të jemi të izoluar nga rajoni, në rast se rajoni është i hapur atëherë duhet dhe ne, rajoni është i vogël, jemi të lidhur me rajonin edhe në aspektin shëndetësor edhe në atë ekonomik. Ashtu që në radhë të parë jemi pozitiv kur vet profesionistët e shëndetësisë japin sugjerime, por gjithsesi duhet ta potencoj se ato sugjerime do të jenë po udhëtime pa PCR por vetëm kur është e domosdoshme. Madje themi se edhe prej shtëpie të dilet vetëm kur është më se e domosdoshme dhe duke pasur kujdes në zbatimin e të gjitha masave dhe protokolleve”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Vendim të ngjashëm për hapjen e kufijve pritet të miratojnë edhe qeveritë e shteteve të rajonit, në mënyrë që qytetarët të mund të lëvizin pa prezantuar para autoriteteve kufitare PCR testin negativ për koronavirus.

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending