Connect with us

Business

Zaev mbron shitjen e tokës shtetërore: Të bëhet burim për zhvillim

Published

on

Pa shitjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit, nuk do të ketë zhvillim të kësaj dege ekonomike. Ky është qëndrimi i Kryeministrit Zoran Zaev për zgjidhjen ligjore, që gjendet në Regjistrin Elektronik të Rregulloreve, dhe për të cilën tashmë është paralajmëruar bllokadë nga VMRO- DPMNE. Sipas tij, të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet do të merren parasysh. Versioni fillestar i Ligjit përcakton që parcelat duhet të shiten në thirrje publike dhe çmimi fillestar në ankand do të lëvizë nga 20 në 60 denarë, në varësi të klasës së tokës. Qeveria ka në plan të nxjerrë në shitje 50,000 hektarë tokë bujqësore në pronësi të shtetit.

– Advertisements –

Pyetja është nëse do të jetë burim zhvillim, ose jo. Le të ketë debat, por patjetër që kemi argumente të forta. Nëse duam të rritemi në prodhim bruto bujqësor, për sa i përket maksimizimit dhe konkurrencës, është e nevojshme që toka bujqësore t’u jepet investitorëve – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Alsat