Connect with us

Showbiz

Yll Limani sjell këngën e re “Leje”

Published

on

Këngëtari i njohur, Ylla Limani, ka prezantuar për fansat projektin e tij më të ri muzikor.

“Leje” mban titullin kënga e tij e re, e cila është një baladë e lehtë nën ritmet e zhanrit RnB.

Muzika është punuar nga Fatjon Miftari në bashkëpunim me Yllin, i cili njashtu ka shkruar edhe tekstin.

Foto: Yll Limani/Instagram

Kënga është publikuar pa videoklip, vetëm me animacione dhe tekst duke sjell kështu diçka më ndryshe se në herët e tjera.

Ylli përndryshe është i njohur për baladat e tilla dhe këngët e qeta, ndaj “Leje” duket të jetë pikërisht një nga ato këngët tipike të tij, që do të godasë në veshin e fansave. /Telegrafi/