Connect with us

Showbiz

Yll Limani lanson këngën e re “Leje”

Published

on

Ylli Limani është ndër artistët shqiptarë që merr mbështetje të madhe nga fansat e tij.

Projektet e tij muzikore janë gjithnjë unike, të cilat mbërrijnë milionë klikime në platformat digjitale.

Së fundmi, në një postim në rrjetin social ai ka bërë të ditur se ka sjell këngën më të re.

“Leje” titullohet prodhimtaria muzikore, e cila si tematikë ka dashurinë, vargje të cilat i ka shkruar vet këngëtari.

Për instrumentalin e projektit është përkujdesur Fatjon Miftari, kurse për animaniconin Milan Grundza.

(Foto: Instagram)

Vlen të përmendet se “Leje” është pritur mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/