Connect with us

Showbiz

Yjet botërore që humbëm gjatë vitit 2020

Published

on

2020 ka qenë një vit i shënuar me humbje të mëdha.

Por edhe përballë një pandemie e një krize ekonomike, humbja e këtyre yjeve të paharrueshëm nis – nga njëqindvjeçarë si Olivia de Havilland dhe Kirk Douglas, të cilët kishin dekada për të lënë gjurmë në Hollywood e deri te yjet si Chadwick Boseman dhe Naya Rivera.

Në rend kronologjik, më poshtë ua sjellim 20 yje që vdiqën në vitin 2020 që njëherësh do të kujtohen gjithmonë.

Kobe Bryant

Kobe Bryant (Foto: ROBYN TWOMEY/REDUX)

Superylli i NBA-së ndërroi jetë më 26 janar në një përplasje helikopteri së bashku me tetë persona të tjerë, përfshirë vajzën e tij 13-vjeçare Gianna.

Kirk Douglas

Kirk Douglas (Foto: Getty Images)

Aktori legjendar dhe babai i Michael Douglas, Kirk Douglas, vdiq më 5 shkurt në moshën 103 vjeçare.

Max von Sydow

Max von Sydow (Foto: Getty Images)

Von Sydow vdiq në muajin mars në moshën 90 vjeçare, teksa ka lënë gjurmë me rolet e tij në filmat si: “The Seventh Sea”, “The Exorcist”, dhe “Star Wars: The Force Awakens”.

James Lipton

James Lipton (Foto: BRAVO TV/EVERETT COLLECTION)

Lipton, i cili vdiq në mars në moshën 93 vjeçare, ishte një aktor i talentuar i njohur më së miri për 22 sezonet e tij të “Inside the Actors Studio”.

Brian Dennehy

Brian Dennehy (Foto: Getty Images)

Brian Dennehy ishte një aktor i popullarizuar amerikan i cili ndërroi jetë në muajin prill në moshën 81 vjeçare.

Irrfan Khan

Irrfan Khan (Foto: Getty Images)

I njohur kryesisht si një yll i Bollywood-it, Khan – i cili vdiq më 29 prill – la gjurmët e tij edhe në kinemanë ndërkombëtare, me role në filma si “Slumdog Millionaire” dhe “Inferno”.

Olivia de Havilland

Olivia de Havilland (Foto: Getty Images)

Olivia vdiq gjatë verës në moshën 103 vjeçare, duke lënë pas vetes një karrierë të bujshme profesionale.

Naya Rivera

Naya Rivera (Foto: Shutterstock)

Aktorja e “Glee”, Naya ndërroi jetë aksidentalisht më 8 korrik në Liqenin Piru (Kaliforni), derisa po bënte një shëtitje me djalin e saj pesë vjeçar, Jose.

Chadwick Boseman

Chadwick Boseman (Vanity Fair)

E gjithë bota u trondit për vdekjen e papritur të yllit të “Black Panther”, Chadwick Boseman, i cili vdiq më 29 gusht në moshën 43 vjeçare nga kanceri i zorrës së trashë.

Ennio Morricone

Ennio Morricone (Foto: Wire Image)

Ennio Morricone ka lindur më 10 nëntor 1928 dhe vdiq më 6 korrik 2020 në Romë. Ai ka qenë kompozitor italian, i njohur veçanërisht për muzikën e tij të filmit. Klasifikohet si një prej kompozitorëve më të mirë të periudhës së tij, teksa kompozuar muzikën e më shumë se 500 filmave e serive televizive. /Telegrafi/