Connect with us

Sport

Xhoshua nokauton Pulevin dhe kërkon Fjurin – Alsat

Published

on

Entoni Xhoshua, kampion I peshve të rënda, nuk lejoi befasi dhe mposhti sfiduesin Kubrat Pulev me nokaut në raundin e nëntë. Pulev u rrëzua dy herë nga Xhoshua në raundin e tretë dhe nga aty vazhdoi dominimi i kampionit në fuqi. Edhe pse dyshja e boksit  ishin shprehur se do të hyjnë në ballafaqim me synim të fitojnë me nokaut, por premtimin e mbajti kampioni në fuqi, Xhoshua, i cili vazhdon t’i mbrojë brezat e kampionit të botës në kategorinë e rëndë.

– Advertisment –

Menjëherë pas fitores , Entoni Xhoshua e tha publikisht emrin e kundërshtarit të tij të ardhshëm

Tajson Fjuri? Duhet t’i pyesni edhe tifozët. Unë jam i gatshëm për të gjithë, i gatshëm t’i nokautoj të gjithë”, tha Xhoshua.

Dhe nuk vonoi përgjigjja e Tajson Fjuri, i cili reagoi përmes rrjetëve sociale.

Ja ku e keni, të gjithë, Enthon Xhoshua e bëri në TV. Dhe thotë se e deshi duelin ndaj meje, por u fsheh në shkurre. Unë e dua këtë ndeshje, dua të ndeshem me të dhe do ta nokautoj brenda dy raundeve, mezi pres ta nokautoj.Entoni Xhoshua është vetëm çështje kohe, do të të rrah ashtu si Deontej Uajllderin”, ka shkruar Fjuri në “Instagram”.

Alsat