Connect with us

Tech

Whatsapp prej sot nuk funksionon në miliona telefona

Published

on

Një azhurnim i ri i aplikacionit WhatsApp do t’i parandalojë së funksionuari mesazhet në miliona telefona duke filluar 1 janari i vitit 2021, shkruan gazeta britanike Independent.

Pajisjet e vjetra me sistem Android dhe iPhone nuk do ta mbështesin më tutje versionin e fundit të aplikacionit, duke i detyruar përdoruesit e këtij aplikacioni ose të azhurnojnë sistemin e tyre operativ celular ose ta blejnë një smartphone të ri.

Çdo iPhone që nuk funksionon me sistemin iOS 9 ose më ndonjë më të ri, ose çdo telefon që nuk ekzekuton të paktën Android 4.0.3 – i njohur gjithashtu si Ice Cream Sandwich – nuk do të jetë më në gjendje të hapë ose veprojë aplikacionin WhatsApp i cili është në pronësi të Facebook.

Kjo do të thotë që të gjitha modelet e iPhone deri në iPhone 4 nuk do të jenë në gjendje ta mbështesin WhatsApp, pasi që këta telefona nuk janë në gjendje të azhurnohen në sistemin iOS 9.

IPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5S, iPhone 6 dhe iPhone 6S u lansuan të gjithë para iOS 9, megjithatë, pronarët ende mund të azhurnohen në sistemin operativ nëse ende nuk e bëjnë këtë.

Telefonat Android që do ta humbin mbështetjen e WhatsApp përfshijnë Samsung Galaxy S2, HTC Desire dhe LG Optimus Black.Shumica e 2 miliardë përdoruesve të WhatsApp në të gjithë botën nuk do të preken nga ndryshimi, megjithëse fraksioni i vogël që do të përfshijë disa miliona njerëz në të gjithë botën.