Connect with us

Sport

Werder “bllokon” futbollistët, Rashica nuk do të grumbullohet me Kombëtaren

Published

on

Skuadra e Werder Bremenit ka “bllokuar” futbollistët e tyre për të luajtur në ndeshjet e nëntorit me kombëtare.

Në mesin e këtyre futbollistëve të klubit gjerman do të jetë edhe sulmuesin i Kosovës, Milot Rashica.

Sipas gazetës së njohur gjerman, “Kicker.de”, Werderi ka “bllokuar” futbollistët e tyre, pra kjo i bie që Milot Rashica nuk do të mund të grumbullohet për ndeshjet e nëntorit që Kosova zhvillon miqësoren kundër Shqipërisë dhe takimet ndaj Sllovenisë e Moldavisë.

Në anën tjetër FIFA, ka vendosur që t’i lejoj klubet që të bllokojnë futbollistët e tyre, e kjo ide vjen si shkak i pandemisë.

Alsat