Connect with us

Shendetsi

Vrasja e të riut Klodian Rasha, ​dita e pestë e protestave në Shqipëri

Published

on

Ka nisur nata e pestë e protestave, që nga vrasja e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie në Shqipëri.

– Advertisment –

Në rrjetet sociale u bë sërish thirrje për protesta në sheshet kryesore të vendit, kundër dhunës policore, për lirimin e protestuesve, shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe reformim të policisë.

Grupimi i protestuesve ka nisur lëvizjen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me thirrjet “Drejtësi për Klodianin” dhe janë ndalur para Kryeministrisë.

Disa të rinj më herët kanë thyer reklamat e vendosura në stacionet e autobusëve, teksa policia u ka kërkuar të rinjve që të mos qëndrojnë më shumë se 10 persona të grumbulluar.

Tubimet kanë nisur pas ngjarjes së rëndë që ndodhi gjatë orës policore të martën, në Laprakë, kur efektivi Nevaldo Hadëraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë dhe, sipas prokurorisë, e gjithë ngjarja ndodhi në më pak se 3 minuta.

Pas natës së parë të protestës në Tiranë, ministri i Brendshëm dha dorëheqjen, por kryeministri Edi Rama deklaroi se kryepolici Ardi Veliu do të qëndrojë në detyrë.