Connect with us

Bota

Vrasja e shkencëtarit iranian thekson dobësinë në sigurinë e Iranit – Alsat

Published

on

Udhëheqësi suprem i Iranit po kërkon shpagim për vrasjen e shkencëtarit kryesor të lidhur me programin bërthamor të vendit.

Të shtunën, Ajatollah Ali Khamenei bëri thirrje për “ndëshkim përfundimtar” të kujtdo që është përgjegjës për vdekjen e Mohsen Fakhrizadeh, siç tha ai. Vrasja ditën e premte e Mohsen Fakhrizadeh, figura e dytë më e lartë ushtarake iraniane vrarë këtë vit, ka theksuar dobësinë e Teheranit në mbrojtjen e zyrtarëve kryesorë dhe aftësive të kundërshtarëve të tij në eliminimin e tyre, thonë disa analistë.

Irani tha se Mohsen Fakhrizadeh, 59 vjeç, u vra në një sulm të armatosur që ndodhi gjatë ditës. Ai ndodhej në makinë në momentin e sulmit dhe po udhëtonte drejt qytetit verior të Absardit, rreth 90 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit, Teheran. Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh, i cili drejtonte Organizatën e Inovacionit dhe Kërkimit në fushën e Mbrojtës pjesë e ministrisë iraniane të Mbrojtjes njohur me akronimin SPND.

Ai kishte udhëhequr më parë një program të fshehtë të armëve bërthamore që Irani nisi në fund të viteve 1980 dhe që me sa duket u braktis në 2003, sipas agjencisë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në varësi të OKB-së.

Presidenti iranian Hassan Rouhani fajësoi Izraelin për vdekjen e shkencëtarit.

Edhe një herë, duart e liga të arrogancës globale dhe mercenarëve zionistë u njollosën me gjakun e një djali iranian“, tha zoti Rouhani gjatë një takimi me anëtarë të kabinetit të tij që u transmetua në televizor, duke përdorur referenca të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Disa orë pas sulmit, Pentagoni njoftoi se kishte dërguar sërish në Lindjen e Mesme aeroplanmbajtësen USS Nimitz, një lëvizje e pazakontë pasi transportuesi amerikan i kishte shpenzuar tashmë disa muaj në rajon. Pentagoni përmendi tërheqjen e forcave amerikane në Afganistan dhe Irak si arsye mbi këtë vendim, duke thënë “ishte një veprim i kujdesshëm që të kishte aftësi shtesë mbrojtëse në rajon për t’u përballur me çdo situatë të paparashikuar”.

Sulmi vjen disa ditë para 10-vjetorit të vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian Majid Shahriari, për të cilin Teherani fajësoi gjithashtu Izraelin. Kjo vrasje e të tjera ndaj personave të vendosur nën shënjestër, ndodhën gjatë një periudhe kur i ashtuquajturi virus Stuxnet, që besohet të ishte një krijim izraelo-amerikan, shkatërroi centrifugat iraniane.

Sulmet ndodhën në kulmin e frikës së Perëndimit mbi programin bërthamor të Iranit. Teherani ka insistuar gjatë se programi i tij berthamor është paqësor. Fakhrizadeh udhëhoqi të ashtuquajturin program AMAD të Iranit që Izraeli dhe Perëndimi kanë pohuar se ishte një operacion ushtarak, duke parë mundësinë e ndërtimit të një arme bërthamore. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thotë se “programi i strukturuar” përfundoi në 2003.

Vrasja e Mohsen Fakhrizadeh vjen rreth 11 muaj pas një sulm ajror amerikan në Bagdad më 3 janar gjatë të cilit u vra komandanti më i lartë ushtarak i Iranit, Qassem Soleimani. Uashingtoni e quajti sulmin një operacion me qëllimin për të mbrojtur personelin amerikan jashtë vendit nga Qassem Soleimani, i cili drejtonte Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, e përcaktuar nga SHBA si organizatë e huaj terroriste.

Duke folur për shërbimin Persian të Zërit të Amerikës, eksperti i sigurisë për Lindjen e Mesme Thomas Juneau, profesor në Universitetin të Otavës, tha se vrasjet e Mohsen Fakhrizadeh-it dhe Qassem Soleimani-t përfaqësojnë dështime serioze të sigurisë të udhëheqjes iraniane.

“Duhet të supozojmë se të dy këta persona ndodheshin nën një mbrojtje shumë të fortë nga ana e regjimit iranian”, tha zotit Juneau.

Ai tha se vrasjet gjithashtu nxjerrin në pah pikat e forta të kundërshtarëve të Iranit.

Kushdo që ishte përgjegjës për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh-it, tregoi një shkallë të lartë aftësie duke kryer operacionin në periferi të kryeqytetit gjatë ditës dhe në rrugë ndërsa ai supozohej të ishte nën mbrojtje“, tha zoti Juneau.

Ndërsa, vrasja e Qassem Soleimani-t ishte rezultat i përkushtimit të jashtëzakonshëm të energjisë e burimeve nga ana e SHBA për ta ndjekur atë dhe për të dëgjuar bisedat e tij si dhe për të ditur se me çfarë merrej”, shtoi ai.

Irani i drejtuar nga islamistët, e që mohon të ketë pasur ndonjëherë qëllime për të prodhuar armë bërthamore, fajësoi për vrasjen e Fakhrizadeh armikun e tij rajonal Izraelin dhe kërcënoi me hakmarrje të ashpër. Izraeli, shkatërrimin e të cilit Teherani e ka mbështetur prej kohësh, nuk ka bërë asnjë koment. Shteti hebre dhe aleati i tij kryesor, Shtetet e Bashkuara, nuk i kanë përjashtuar veprimet ushtarake për të parandaluar Iranin që të prodhojë armë bërthamore.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

G7 shton kontributin për programin global të vaksinimit – COVAX – Alsat

Published

on

Udhëheqësit e G7-ës janë zotuar të rrisin bashkëpunimin për të luftuar pandeminë dhe të shtojnë kontributin e tyre në kuadër të programit global COVAX për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas një samiti virtual të mbajtur të premten (19 shkurt), udhëheqësit e G7-ës shpallën zotimin për ndarjen e 7.5 miliardë dollarëve.

Vendet e pasura janë nën presion për të siguruar vaksina edhe për vendet e varfëra.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka premtuar 4 miliardë dollarë ndihmë në kuadër të këtij fondi. Më 2021 do të dhurohen 2 miliardë, ndërsa gjatë dy viteve të ardhshme dy miliardë të tjera. Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se vendi i saj do të ndajë 1.2 miliardë dollarë shtesë.

“Pandemia nuk mbaron derisa të gjithë njerëzit në botë të vaksinohen”, u tha ajo gazetarëve. Edhe Bashkimi Evropian ka premtuar se do të shtojë kontributin.

COVAX është një projekt global për blerjen dhe shpërndarjen vaksinave për së paku 20 për qind të popullatës së rrezikuar në secilin vend.

Plani është hartuar për t’iu mundësuar vendeve të varfra të arrijnë hapin në vaksinim, përballë vendeve të pasura.

Vendet e G7-ës janë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Japonia, Britania, Franca, Kanadaja dhe Italia.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, me seli në SHBA, deri më tani, të paktën 110 milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri dhe më shumë se 2.4 milionë kanë vdekur në gjithë botën.

Continue Reading

Bota

Danimarka forcon kufizimet në kufirin gjerman – Alsat

Published

on

Danimarka do të shtrëngojë kufizimet e saj në kufirin gjerman, pas rritjes së rasteve COVID-19 në një lokalitet në kufi me mbretërinë skandinave, njoftoi sot Ministria daneze e Drejtësisë.

“Për shkak të situatës epidemiologjike në Flensburg (Gjermania veriore), qeveria ka vendosur të rrisë përpjekjet e saj në kufirin Danimarkë-Gjermani, ku policia, ndër të tjera, do të mbyllë një numër vendkalimesh kufitare dhe të kalojë përmes kontrollit të kufirit të intensifikuar në mënyrë të konsiderueshme”, tha ministria në një deklaratë, raporton ATSh.

Që nga mesnata e së shtunës (ora lokale), autoritetet do të mbyllin një duzinë postash kufitare.

Në Gjermani, me të cilën mbretëria ndan gati 70 kilometra kufij tokësorë, kryetarja e Flensburgut, Simone Lange, tregoi se të gjitha infektimet e reja të zbuluara në qytetin e saj ditët e fundit, pra 80, kanë të bëjnë me variantin B.1.1.7 të virusi, që u shfaq në Britaninë e Madhe dhe që konsiderohet të jetë më ngjitës.

Si rezultat, banorët do t’u nënshtrohen kufizimeve më të ashpra me zbatimin e një ndalimqarkullimi nate nga e shtuna, fillimisht për një javë.

Continue Reading

Bota

CNN: Të harruar nga BE, vendet e Ballkanit mbështeten në vaksinën ruse dhe kineze – Alsat

Published

on

CNN i ka kushtuar një analizë të gjatë çështjes së vaksinës dhe faktit që ende nuk është shpërndarë në shumë vende të botës, duke përfshirë këtu dhe Ballkanin Perëndimor.

Në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar po feston se 15 milionë persona kanë marrë dozën e parë, ndërsa në BE janë shpërndarë 23 milionë vaksina, shumë vende të tjera europiane nuk kanë marrë asgjë.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina janë ende në pritje të ngarkesave të para, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut procesi i vaksinimit deri në këto momente ka qenë i limituar.

Vendet e Ballkanit Perëndimor konsiderohen aleatë kyçë dhe anëtarë të mundshëm në të ardhmen të Bashkimit Europian, por janë lënë jashtë nga plani i bllokut për furnizimin e menjëhershëm me vaksina.

BE ka siguruar deri në këto momente 2.3 miliardë doza vaksina dhe ka premtuar se do të ndajë disa prej tyre me vendet e tjera. Gjithashtu ka caktuar një fond prej 85 milionë dollarësh për rajonin e Ballkanit Perëndimor për të blerë vaksina në një të ardhme, por në një kohë kur shpërndarja ka qenë e ngadaltë dhe me vonesa, këto vende janë akoma në pritje.

Dhe si vende relativisht të pasura, të paktën në kontekstin global, këto vende nuk janë gjithashtu përparësi në programet e hartuara për të ndihmuar vendet më të varfra të botës.

Ato janë bërë pjesë e programit COVAX, i cili ka si qëllim të bëjë më të barabartë aksesin te vaksinat për të gjithë botën, por furnizimi i kufizuar i skemës nënkupton që fokusi i saj kryesor janë 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme që nuk mund të përballojnë vaksinat pa financim dhe vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ndër ato. Si anëtare me vetëfinancim në COVAX, ato do të marrin 850,000 doza të vaksinave të ndryshme, por se kur këto mund të mbërrijnë është e ende paqartë.

Përballë një pritje të gjatë, Serbia mori kontrollin e situatës dhe kërkoi vaksinat diku tjetër. Kina dhe Rusia ishin gati të ndihmonin. Qeveria serbe deri në këto momente ka marrë nga Kina 1.5 milionë doza të vaksinës Sinopharm, duke e katapultuar vendin prej 7 milionë banorësh në krye të garës globale të vaksinimit. Sipas të dhënave zyrtarë rreth 1 milionë qytetarë janë vaksinuar kundër Covid-19 në Serbi që 19 janari, kur nisi dhe zyrtarisht vaksinimi.

Ditët e fundit, Serbia ka ndihmuar dhe disa nga vendet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke iu dhënë atyre dhe disa sasi simbolike vaksinash. Ndërkohë, Bashkimi Europian ka premtuar se do ta ndihmojë rajonin me blerjen e vaksinave antiCovid, por pa dhënë detaje.

Continue Reading

Trending