Connect with us

Shendetsi

Votimi i hapur i Jahsokit, asnjë ankesë në KSHZ, heshtje edhe në polici e prokurori

Published

on

Asnjë ankesë nuk ka arritur në Komisionin Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet lokale në Shtip dhe Pllasnicë. Komisionerët dhe vëzhguesit nuk kanë evidentuar në procesverbale as veprimin e deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski i cili pas votimit shpalosi fletëvotimin duke shkelur dispozitat e Kodit Penal mbi ruajtjen e fshehtësisë së votës. Veprime nuk ndërmerren as nga Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme të cilat i hedhin fajin njëra tjetrës lidhur me ndjekjen e mundshme penale ndaj deputetit Jahoski.

– Advertisment –