Connect with us

Maqedoni

VMRO-DPMNE kërkon të përfshihet në unifikimin e pozicionit shtetëror ndaj Bullgarisë

Published

on


Partia më e madhe opozitare kërkon të përfshihet në unifikimin e pozicionit shtetëror ndaj Bullgarisë. Insiston në debat institucional ose takim liderësh, në të kundërt paralajmëron protesta. Deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshovski i bën thirrje pushtetit që gjatë negociatave me Bullgarinë të mos e mbajë të izoluar opozitën si gjatë negociatave me Greqinë, që të mos shkaktojë sërish polarizime në shoqëri.

E pamë shembullin e Marrëveshjen e Prespës, kur munguan debatet, opozita u izolua, u nënshkrua diçka që nuk u argumentua para popullit e madje nuk u respektua rezultati i referendumit dhe kjo shkaktoi polarizime të thella që ekzistojnë edhe sot. Që të mos përsëriten këto polarizime që nuk kontribuojnë në klimën stabile politike e as në marrëdhënie më të mira ndër-partiake apo ndër-etnike, është mirë të ketë debat institucional në Kuvend ose në ndonjë institucion tjetër me përfshirjen e aktorëve relevantë opozitarë- deklaroi Antonio Milloshovski, VMRO DPMNE.

Por Kryeministri, Zoran Zaev nuk e sheh të arsyeshme të takohet me opozitën. Ndërsa paraprakisht e refuzoi propozimin e saj për miratimin e një deklarate, me çka do të ndalohej negocimi i identitetit maqedonas me Bullgarinë.

Qeveria
“Pozicioni ynë është se nuk ka nevojë për takime formale për të unifikuar qëndrim, Qeveria vazhdon me politikat e miqësisë dhe krijimit të zgjidhjeve në marrëdhëniet me fqinjët.
Historia është sferë e gjerë ngjarjesh, prandaj ramë dakord për këto çështje të punojnë dy komisionet në frymë të miqësisë, t’i argumentojnë dallimet dhe të ofrojnë tema që na bashkojnë. E drejta e vetë-përcaktimit dhe vetë-identifikimit janë vlera themelore evropiane dhe të civilizimit. Mëvetësia e gjuhës maqedonase dhe identitetit janë fakt i pakontestueshëm.

Iniciativë për takim të mundshëm mes pushtetit dhe opozitës nuk ka as nga Presidenti, Stevo Pendarovski. Nga kabineti i tij thonë se takim të liderëve presidenti thirr vetëm në rast se ka pajtim për pjesëmarrje nga të gjitha palët. Në një nga takimet e mëparshme të liderëve kishte propozim që të bisedohet për marrëdhëniet me Bullgarinë, por për të njëjtën nuk ka pasur pajtim nga gjithë pjesëmarrësit e debatit.

Ndryshe, Parlamenti bullgar qysh vitin e kaluar miratoi deklaratë, me çka kushtëzon fillimin e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së me zgjidhjen e çështjes së Goce Dellçevit dhe përdorimin e “gjuhës maqedonase” me fusnotë. Për tejkalimin e dallimeve Shkup-Sofje është paralajmëruar takim i komisionit të përbashkët të ekspertëve si dhe mes kyeministrave.

Anesa SaliHu

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending