Connect with us

Sport

Viti ri do të fillojë në mënyrë të keqe për Ramos

Published

on

Në ndeshjen e parë për vitin 2021, Real Madrid do të pres në Santiago Bernabeu një ndër klubet më në formë për momentin, Celta Vigo.

Ndeshja do të fillojë nga ora 21:00 dhe është në kuadër të javës së 17-të në La Liga.

Për momentin, klubet nga Madridi po e udhëheqin ligën, Atletico Madrid me 35 pikë, ndërsa Real Madrid ka të grumbulluara 33 pikë pas 14 ndeshjeve.

Në anën tjetër, në këtë ndeshje do të mungojë kapiteni i skuadrës së mbretërve, ku Ramos është lënë jashtë sepse ka probleme.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar nga Zinedine Zidane është kjo:

Portierë: Thibaut Courtois, Andriy Lunin, Diego Altube.

Mbrojtësit: Dani Carvajal, Alvaro Odriozola, Raphael Varane, Nacho, Eder Militao, Ferland Mendy, Marcelo.

Mesfushorët: Casemiro, Luka Modric, Toni Kroos, Fede Valverde, Martin Odegaard, Isco.

Sulmuesit: Karim Benzema, Marco Asensio, Eden Hazard, Lucas Vazquez, Vinicius, Luka Jovic, Mariano./Lajmi.net

Alsat