Connect with us

Bota

Viktor Orban refuzon hapur Perëndimin

Published

on


Për shkak të pandemisë së Coronës, kryeministri hungarez, Viktor Orban duhet të hiqte dorë këtë herë nga skena e madhe. Në vend të daljes si çdo vit në universitetin e verës, Baile Tusnad kryeministri nacional-konservator publikoi një ese programatike politike të hënën në gazetën ditore Magyar Nemzet. Ai i thotë jo perëndimit liberal. “Perëndimi e ka humbur atraktivitetin e tij nga pikëpamja e Europës Qendrore.” Modelet jetësore të perëndimit liberal, të hapur ndaj botës dhe të lindjes së krishterë konservatore janë papajtueshme me njëra-tjetrën. Afrimet politike të të dy kampeve, si për shembull në Austri dhe Gjermani mes kristiandemokratëve dhe Të Gjelbërve, Orban i shikon si “pervertim”.

Botëkuptimet e ndryshme po e përçajnë edhe më shumë Bashkimin Europian në drejtimin e politikës ekonomike, sipas Orban. Hungaria dëshiron së bashku me aleatët e saj në rajon të përqëndrohet tek aftësia e konkurrencës në BE. Shumica në Bruksel e pengon këtë konkurrencë, sepse ndër të tjera ata ndjekin qëllimet e klimës deri në “absurditet” dhe synojnë një shoqëri multikulturore, thotë ai.

Edhe politikën edukative të perëndimit e kritikon kryeministri hungarez, si të papajtueshme me shtetet e krishtera konservatore. “Qëllimi i arsimit tonë është që nga fëmijët tanë të bëhen patriotë, që traditat tona të trashëguara t’i japin më tej.” Shkollat duhet të konfirmojnë atë identitet seksual tek fëmijët ” të cilin krijuesi ua ka dhënë me lindjen”, dhe të mbrojnë fëmjët nga “ideologjia gjinore” dhe “propaganda e ylberit”.

Orban ashpërson tonin dhe përhap teori konspirative

Prej vitesh përsërit Orban dhe partia e tij Fidesz, se konservatorët europianë i kanë tradhtuar idealet e një Europe të krishterë. Si arsyetim, ai përdor të njëjta teori konspirative. Edhe në esenë e tij programatike, ai pretendon, se institucionet e BE i shërbejnë “George Sorosit dhe njerëzve të tij”, jo qytetarëve të Europës. Miliarderi amerikan punon së bashku me “elitën e Brukselit”, “mediat ndërkombëtare” dhe “organizatat e shoqërisë civile të maskuara si OJQ” në shkatërrimin e shteteve kombëtare dhe qeverive nacional-konservatore. Edhe teorinë e preferuar në qarqet ekstremiste të djathta të “shkëmbimit të popullsisë” e përdor Viktor Orban. Një “elitë globale” dëshiron të arrijë “shoqëri të përhapura me etni të përziera duke e përshpejtuar me ardhjen e emigrantëve.”

Javët e kaluara, Orban e ka ashpërsuar tonin ndaj kundërshtarëve të tij. Kjo mund të lidhet edhe me atë që në javët e fundit numri i rasteve me Corona në Hungari ka shënuar rritje. “Orban ka shumë frikë se mos humbet popullaritetin nga pandemia e Coronës dhe kriza ekonomike”, thotë politologu, Peter Kreko nga Instituti i Budapestit, Political Capital në bisedë me Deutsche Wellen. Edhe për këtë arsye ai e kufizoi në muajt e fundit lirinë e shtypit me kompetenca të posaçme në kuadër të pandemisë dhe shkurtoi fondet e opozitës, thotë Kreko.

Së fundmi grupet parlamentare në Parlamentin Europian kanë bërë të ditur, se buxheti i BE së bashku me miliardat për Coronën do të miratohet, vetëm nëse lidhet me respektimin e rregullave të shtetit ligjor- Orban e shikon këtë në esenë e tij si “shantazh” dhe bën të ditur, se në këtë rast nuk do ta miratojë atë. Por politologu Kreko nuk beson në veton e Orbanit. Ai ka interes për ndihmat e shpejta financiare të BE. Megjithatë marrëdhënia e Hungarisë me BE është e dëmtuar. Nga viti 2019, partisë Fidesz i është pezulluar anëtarësia në partitë popullore europiane, PPE.

Mbështetje për Donald Trump

Viktor Orban i kërkon aleatët në anën tjetër të Atlantikut. Në esenë e tij, ai deklaron si kryetari i parë i një qeverie të BE mbështetjen e tij për rizgjedhjen e Donald Trumpit. “Imperializmin moral” të demokratëve amerikanë ai nuk e pranon, thotë Orban. Megjithë afrimin e Orbanit me Kinën e Rusinë, duket se marrëdhëniet me Uashingtonin po përjetojnë ditët më të mira. Administrata e Trumpit ftoi Peter Szijjarto si të vetmin ministër të Jashtëm nga BE në nënshkrimin e marrëveshjes së afrimit mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit në Shtëpinë e Bardhë. Në fund të ceremonisë, Szijjarto e propozoi Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes.

Politologu, Peter Kreko thotë, se Orban dhe Trump nuk janë të afërt vetëm në retorikë dhe nga ana politike. “Brenda BE nuk ka shumë vetë që e mbështesin hapur politikën e Trumpit.” Por në plan afatgjatë, afrimi i Orbanit me Kinën dhe Rusinë mund ta dëmtojë marrëdhënien me Trumpin. Eksperti e vlerëson si “një ekuilibër të rrezikshëm dhe të brishtë” politikën e jashtme hungareze. Pra shpallja e luftës perëndimit mund të jetë goditje me efekt prapaveprues për Orbanin, mendon politologu Kreko. Edhe nëse Trump i fiton zgjedhjet në nëntor./DW

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

G7 shton kontributin për programin global të vaksinimit – COVAX – Alsat

Published

on

Udhëheqësit e G7-ës janë zotuar të rrisin bashkëpunimin për të luftuar pandeminë dhe të shtojnë kontributin e tyre në kuadër të programit global COVAX për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas një samiti virtual të mbajtur të premten (19 shkurt), udhëheqësit e G7-ës shpallën zotimin për ndarjen e 7.5 miliardë dollarëve.

Vendet e pasura janë nën presion për të siguruar vaksina edhe për vendet e varfëra.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka premtuar 4 miliardë dollarë ndihmë në kuadër të këtij fondi. Më 2021 do të dhurohen 2 miliardë, ndërsa gjatë dy viteve të ardhshme dy miliardë të tjera. Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se vendi i saj do të ndajë 1.2 miliardë dollarë shtesë.

“Pandemia nuk mbaron derisa të gjithë njerëzit në botë të vaksinohen”, u tha ajo gazetarëve. Edhe Bashkimi Evropian ka premtuar se do të shtojë kontributin.

COVAX është një projekt global për blerjen dhe shpërndarjen vaksinave për së paku 20 për qind të popullatës së rrezikuar në secilin vend.

Plani është hartuar për t’iu mundësuar vendeve të varfra të arrijnë hapin në vaksinim, përballë vendeve të pasura.

Vendet e G7-ës janë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Japonia, Britania, Franca, Kanadaja dhe Italia.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, me seli në SHBA, deri më tani, të paktën 110 milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri dhe më shumë se 2.4 milionë kanë vdekur në gjithë botën.

Continue Reading

Bota

Danimarka forcon kufizimet në kufirin gjerman – Alsat

Published

on

Danimarka do të shtrëngojë kufizimet e saj në kufirin gjerman, pas rritjes së rasteve COVID-19 në një lokalitet në kufi me mbretërinë skandinave, njoftoi sot Ministria daneze e Drejtësisë.

“Për shkak të situatës epidemiologjike në Flensburg (Gjermania veriore), qeveria ka vendosur të rrisë përpjekjet e saj në kufirin Danimarkë-Gjermani, ku policia, ndër të tjera, do të mbyllë një numër vendkalimesh kufitare dhe të kalojë përmes kontrollit të kufirit të intensifikuar në mënyrë të konsiderueshme”, tha ministria në një deklaratë, raporton ATSh.

Që nga mesnata e së shtunës (ora lokale), autoritetet do të mbyllin një duzinë postash kufitare.

Në Gjermani, me të cilën mbretëria ndan gati 70 kilometra kufij tokësorë, kryetarja e Flensburgut, Simone Lange, tregoi se të gjitha infektimet e reja të zbuluara në qytetin e saj ditët e fundit, pra 80, kanë të bëjnë me variantin B.1.1.7 të virusi, që u shfaq në Britaninë e Madhe dhe që konsiderohet të jetë më ngjitës.

Si rezultat, banorët do t’u nënshtrohen kufizimeve më të ashpra me zbatimin e një ndalimqarkullimi nate nga e shtuna, fillimisht për një javë.

Continue Reading

Bota

CNN: Të harruar nga BE, vendet e Ballkanit mbështeten në vaksinën ruse dhe kineze – Alsat

Published

on

CNN i ka kushtuar një analizë të gjatë çështjes së vaksinës dhe faktit që ende nuk është shpërndarë në shumë vende të botës, duke përfshirë këtu dhe Ballkanin Perëndimor.

Në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar po feston se 15 milionë persona kanë marrë dozën e parë, ndërsa në BE janë shpërndarë 23 milionë vaksina, shumë vende të tjera europiane nuk kanë marrë asgjë.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina janë ende në pritje të ngarkesave të para, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut procesi i vaksinimit deri në këto momente ka qenë i limituar.

Vendet e Ballkanit Perëndimor konsiderohen aleatë kyçë dhe anëtarë të mundshëm në të ardhmen të Bashkimit Europian, por janë lënë jashtë nga plani i bllokut për furnizimin e menjëhershëm me vaksina.

BE ka siguruar deri në këto momente 2.3 miliardë doza vaksina dhe ka premtuar se do të ndajë disa prej tyre me vendet e tjera. Gjithashtu ka caktuar një fond prej 85 milionë dollarësh për rajonin e Ballkanit Perëndimor për të blerë vaksina në një të ardhme, por në një kohë kur shpërndarja ka qenë e ngadaltë dhe me vonesa, këto vende janë akoma në pritje.

Dhe si vende relativisht të pasura, të paktën në kontekstin global, këto vende nuk janë gjithashtu përparësi në programet e hartuara për të ndihmuar vendet më të varfra të botës.

Ato janë bërë pjesë e programit COVAX, i cili ka si qëllim të bëjë më të barabartë aksesin te vaksinat për të gjithë botën, por furnizimi i kufizuar i skemës nënkupton që fokusi i saj kryesor janë 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme që nuk mund të përballojnë vaksinat pa financim dhe vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ndër ato. Si anëtare me vetëfinancim në COVAX, ato do të marrin 850,000 doza të vaksinave të ndryshme, por se kur këto mund të mbërrijnë është e ende paqartë.

Përballë një pritje të gjatë, Serbia mori kontrollin e situatës dhe kërkoi vaksinat diku tjetër. Kina dhe Rusia ishin gati të ndihmonin. Qeveria serbe deri në këto momente ka marrë nga Kina 1.5 milionë doza të vaksinës Sinopharm, duke e katapultuar vendin prej 7 milionë banorësh në krye të garës globale të vaksinimit. Sipas të dhënave zyrtarë rreth 1 milionë qytetarë janë vaksinuar kundër Covid-19 në Serbi që 19 janari, kur nisi dhe zyrtarisht vaksinimi.

Ditët e fundit, Serbia ka ndihmuar dhe disa nga vendet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke iu dhënë atyre dhe disa sasi simbolike vaksinash. Ndërkohë, Bashkimi Europian ka premtuar se do ta ndihmojë rajonin me blerjen e vaksinave antiCovid, por pa dhënë detaje.

Continue Reading

Trending