Erdon Daci vazhdon të tund rrjetat në kampionatin e futbollit tw Belgjikës, duke regjistruar edhe golin e dhjetë në fanellën e skuadrës së Vesterllos. Kjo e fundit shënoi fitore me rezultat 3-0 ndaj skuadrës së Lomelit, në kuadër të javës së 19 në Ligën e Dytë të Belgjikës.
Daci shënoi golin e dytë, në minutën e 48-të, ndwrsa dy golat tjerë u shënuan nga Eenoll në minutën e 7-të dhe Bernat në të 61-ën.
Golin e shënuar, Erdon Daci ia dedikoi futbollistit turk Ahmet Çalik, ish-bashkëlojtarit të tij nga Konyaspor, i cili ndërroi jetë në muajin e kaluar. Kujtojmë se Vesterlo mban pozitën e parë me 40 pikë, me 8 pikë epërsi nga Molenbeku në vendin e dytë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
